“Maxim”, Bar Rafaeli femra më seksi në botë

“Maxim”, Bar Rafaeli femra më seksi në botë
Bar Rafaeli, është shpallur femra më seksi për vitin 2012, sipas lexuesve të revistës “Maxim”. Përshtypjet e saj rreth titullit prestigjioz i ndau me adhuruesit nëpërmjet Twitter. "Jam aq e lumtur dhe e nderuar që jam e para në listën e më seksi të ‘Maxim’! Faleminderit, kjo është shumë emocionuese," shkroi 26-vjeçarja Bar. Kjo është hera e parë që revista ‘fton’ lexuesit e vet që të ndihmojnë në krijimin e listës, kështu që titulli është edhe më i vlefshëm: Bar me siguri ka shumë adhurues besnikë! Menjëherë pas Rafael në këtë listë është renditur aktorja Olivia Munn, ndërsa në vendin e tretë gjendet Mila Kunis, e cila vitin e kaluar ishte e pesta. Këngëtarja Katy Perry është femra e katërt më seksi sipas lexuesve, kurse Olivia Wilde e pesta.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie

Patos/ Punonjësi egjiptian bie nga lartësia dhe humb jetën teksa punonte në shtyllën e tensionit në Ruzhdie