Mbi 1.700 objekte mendohet të shkojnë drejt privatizimit gjatë këtij viti. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Privatizimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Zamir Stefani. Këto janë objekte të mbetura nga ish ndërmarrje, asete të ndryshme të këtyre ndërmarrjeve apo shoqërive publike, si reparte ushtarake, objekte ushtarake apo të ministrisë së Brendshme, Bujqësisë, Arsimit etj, që kanë dalë jashtë funksionit të tyre. Stefani tha për mediat se janë parashikuar për të dalë në treg për privatizim edhe disa sektorë strategjike. Fokusi, u shpreh ai, është tek privatizimi i INSIG-ut dhe Albpetrolit.
/Shqiptarja.com










