“Meçollari”/ Meta: I ndershëm,
rotestoi për negociatorët e 2009-s

“Meçollari”/ Meta: I ndershëm,<br />rotestoi për negociatorët e 2009-s<br>
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka komentuar gjatë një daljeje televizive mbrëmjen e sotme edhe Artur Meçollarin, i cili është një ndër negocatorët e akuzuar nga opozita si “spiun” që bën pjesë në grupin e ekspertëve që do të hyjnë në bisedime me Greqinë.

Elementi pozitiv për personin konkret, është që i kishte dërguar ish prokurorit një protestë për mbylljen e çështjes penale për grupin e vitit 2009. Të cilat i ngarkonin me përgjegjësi penale dhe ligjore. Në këtë aspekt nuk mund të them dhe të bëj gjykatësin që ka të drejtë apo jo. Kjo tregon se ka një ndershmëri dhe integritetin që kanë negociatorët. Ne kemi kërkuar për të gjithë emrat informacione, për disa edhe më shumë informacione por nuk mund të flas më tepër pa marrë informacione zyrtare. Për faktin se ka qenë në takimet e mëparshme me ministrin e Jashtëm, nëse ka qenë për negociatat kjo është shkelje e rëndë, por nuk e besoj këtë gjë. Për deklarata e Berishës dhe për ato që flitet duhet të presim të verifikohet”- u shpreh Meta.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin

Morën votëbesimin në parlament, dy ministrat e rinj Vengu dhe Hoxha bisedojnë me njëri-tjetrin