“Media”: Këshilli i RTSH do zgjidhet
me konsensus, 5 të majtë, 5 të djathtë
Komisioni i Media ka miratuart formulën e zgjedhjes së 10 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së: ata do të përzgjidhen me konsensusin e palëve politike, ku 5 do të mbështeten nga mazhoranca dhe 5 nga opozita.
TIRANE- Komisioni i Media ka miratuart formulën e zgjedhjes së 10 anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së: ata do të përzgjidhen me konsensusin e palëve politike, ku pesë do të mbështëten nga mazhoranca dhe pesë nga opozita. Por, për te vajtur deri tek ky moment, Komisionit të Medias do t'i duhet të përdorë formulën e propozuar nga mazhoranca, e cila u miratua gjatë sot.
Fformula parashikon se procesi i përjashtimit do të fillojë nga një listë me 40 nga emrat e paraqitur, meqenëse janë vetëm 10 vende për t’u plotësuar. Ky është grupi fillestar, i përbëhet nga njëra anë me emra që mbështeten nga maxhoranca e nga tjetra, nga opozita.
Meqënëse ligji parashikon simetri mes maxhorancës dhe opozitës, dy listat duhet të jenë të barabarta. Njëra listë me 20 emra të mbështetur nga maxhoranca dhe tjetra me 20 emrat e mbështetur nga opozita. Përzgjedhja përmes përjashtimit do të bëhet nga maxhoranca në listën e opozitës dhe nga opozita, në listën e maxhorancës, derisa të arrihet numri 5 nga secila listë. Por, gjetja e kësaj formule, ka dashur thuajse tre ore debat ne Komisionin e Medias, pasi opozita nuk binte dakort dhe kërkonte një rrugë tjetër për përjashtimin e kandidatëve .
Më herët, Komisioni i Medias miratoi propozimin për t'iu drejtuar Kryetarit të Kuvendit që t'i kërkojë Komisionit Europian, asistencë për AMA-n, me qëllimin që te realizohet një pyetsor për t'i shërbyer funksionimit të këtij institucioni. Në mbledhjen e sotme u diskutua dhe miratua edhe raporti dhe projektrezoluta për veprimtarinë e Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Mbledhja e Komisionit të Medias vazhdon ende me diskutimin e vendeve vakante ë AMA-s; dy relatorët e procesit janë Alfred Peza dhe Luçiano Boçi
Lajm në përditësim....
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.3%
-
Të gabuar
25%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4303
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17