TIRANE- Pavarësisht ligjit të cunguar për “Lustracionin” ndër vite nuk kanë munguar përpjekjet për pengimin e hyrjes në politikë dhe administratën e lartë shtetërore të njerëzve që kanë bashkëpunuar me Sigurimin e Shtetit dhe regjimin e atëhershëm. Kështu pas daljes së ligjit antigenocid në mesin e vitit 1995, ky ligj u shoqërua me krijimin e një komisioni të hetimit dhe verifikimit të figurës së zyrtarit, i kryesuar nga Mezini nga ku mori emrin.

Përmes këtij komisioni, i përdorur në mënyrë abuzive, presidenti i asaj kohe Sali Berisha, la jashtë kandididimit për deputetë figurat kryesore të opozitës, një pjesë e të cilëve e fituan të drejtën e kandidimit, ndërsa pjesa tjetër doli e pastër më pas.

Pas ardhjes së të majtës në pushtet, u krijua komisioni tjetër i udhëhequr nga Nazif Bezhani që i dha dhe emrin, i cili mbajti në “rrjetë” mjaft zyrtarë, që i hoqi nga administrata e lartë.

Shkrimi u publikua sot (23.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)