“Miqtë e Sirisë” mblidhen në
Paris për të gjetur një zgjidhje

“Miqtë e Sirisë” mblidhen në <br />Paris për të gjetur një zgjidhje
Në Paris po zhvillohet Samiti i tretë i quajtur “Miqtë e Sirisë. Në këtë takim marrin pjesë zyrtarë nga vendet perëndimore dhe shtetet arabe, që synojnë largimin nga pushteti të presidentit të Sirisë, Bashar al-Asad. Në samit marrin pjesë rreth 100 përfaqësues nga vende të ndryshme të botës të cilët janë të shqetësuar për gjendjen e krijuar në Siri.

Ministri i jashtëm francez, Loran Fabius, tha se bisedimet do të fokusohen në hapat konkretë për ta ndihmuar popullin e Sirisë, përfshirë edhe furnizimin e opozitës me teknologji të komunikimitNë takim merr pjesë edhe sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, e cila pritet të kërkoj sanksione më të ashpra ndërkombëtare kundër presidentit Asad, dhe qarkut të tij të brendshëm.

Rusia dhe Kina, që deri tani e kanë bllokuar shumicën e aksioneve kundër Asadit, nuk do të jenë të pranishme në takimin e Parisit. Presidenti i Francës, Fransua Holland, ka kërkuar sanksione më të ashpra kundër regjimit të Sirisë dhe tha se presidenti i këtij vendi, Bashar al-Asad, duhet të largohet.

Më tej Holland ka theksuar se konflikti në Siri është shndërruar në kërcënim për paqen ndërkombëtare. Në prag të samitit që po zhvillohet në Paris, organizata Amnesty International, ka bërë thirrje për embargo të armatimit ndaj qeverisë së Sirisë dhe për kujdes gjatë armatimit të kryengritësve pasi kjo gjë mund të shkaktojë më shumë viktima në popullin e Sirisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk

Lufta/ Putin: Ukraina do marrë përgjigje të merituar për sulmin në rajonin Kursk