TIRANE- Qeveria shqiptare në një reagim zyrtar për gazetën “Shqiptarja.com” thekson se akti normativ i miratuar në 30 shtator të vitit 2013 për nëpunësin civil është ende në fuqi, pavarësisht vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese. Ministria, Milena Harito, theksoi për gazetën se vendimi i gjykatës do ta shfuqizoj aktin normativ në momentin kur ai do të botohet në Fletoren Zyrtare. “Vendimi i gjyjkatës shfuqizohen aktin normativ pasi të botohet në gazetën zyrtare, pra deri në atë ditë akti normativ është i aplikueshëm”, theksoi Ministria e Shtetit për Arministratën Publike, Milena Harito.

Ky arsyetim i qeverisë shqiptare ra në kontradiktë me juristin Sokol Hazizaj i cili dy ditë më parë theksoi për gazetën “Shqiptarja.com” se përderisa Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur për kohën kur ky ligj ka hyrë në fuqi dhe deri në momentin e vendimit të GJK atëherë ligji duhet të konsiderohet si i miratuar. “Për mendimin tim, sa kohë ligji ka hyrë në fuqi në 1 tetor të 2013 dhe Gjykata Kushtetuese nuk është shprehur me pezullim të efekteve të ligjit deri në vendim të saj, normalisht konsiderohet që ligji i hyrë në fuqi në 1 tetor ishte i detyrueshëm për të zbatuar deri në momentin e hyrjes në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Hazizaj.


Shkrimi u publikua sot (07.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)