“Nafta Virgin”, prokuroria
çon në gjykim 15 persona

“Nafta Virgin”, prokuroria <br />çon në gjykim 15 persona
Prokurori ka cuar në gjykatë dosjen “Virgin”, dosjen mbi skandalin e mashtrimit me naftën virgin, me anë të së cilës dërgohen në gjykim 15 të pandehur plus firmën Euroil sha. Skandali i kontrabandës së naftës "virgine", u denoncua nga ish-ministri i Energjetikës Dritan Prifti.

- Hajri Elezaj, aktualisht me masën e sigurimit “arrest në shtëpi” akuzohet për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja te renda”, “Falsifikimit të dokumentave”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”
- Iljas Fisheku, aktualisht me masën e sigurimit “detyrim për paraqitje”, akuzohet për veprën e “Mashtrimit të kryer në bashkëpunim” së bashku me të pandehurin tjetër Bledar Rama
- Edmond Ferraj dhe Arian Daci akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve”.
- Dashamir Kasaj, i hetuar me masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, akuzohet për shpërdorim detyre
- Fadil Abdurramani dhe Flamur Merkaj, të hetuar me masë sigurimi “detyrim për paraqitje”, akuzohen për moskallëzim të krimit
- Gazmend Serjanaj, Genci Prence, Kadri Hajredini, Reshat Aleksi, Nikollaq Llozi, Fatmir Kaja dhe Vladimir Koteci akuzohen për moskallëzim të krimit.
- Sipas prokurorisë, personi juridik “Euroil sha.” me përfaqësues ligjor shtetasin Hajri Elezaj akuzohet për veprën penale të “Mashtrimit me pasoja te rënda”, “Falsifikimit te dokumentave” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

Shteti shqiptar u ka dhënë firmave private që merreshin me tregtimin dhe përpunimin e naftës virgin, rreth 3.5 milionë euro në formë rimbursimi të TVSH-së, megjithëse kryenin një skemë mashtrimi me këtë nënprodukt të naftës.

Pagesat janë kryer përgjatë viteve 2007-2010. Burime nga Prokuroria e Tiranës thanë se, kanë zbardhur edhe skemën e mashtrimit për naftën virgin, ku firmat private bënin të dhëna të rreme sikur ky nënprodukt prodhohej dhe eksportohej jashtë vendit dhe arrinin të merrnin rimbursimin e TVSH-së nga shteti shqiptar. Krerët e firmave kanë arritur të përfitonin 3.5 milionë euro vetëm me dokumente dhe pa kryer asnjë procedurë tjetër.

krahas dokumenteve shkresore dhe bilanceve të nxjerra gjatë tre viteve e gjysmë, hetuesit e çështjes siguruan dëshmi të rëndësishme që faktojnë sesi nafta e papërpunuar përzihej dhe u shitej shqiptarëve si “naftë e mirë”. Dëshmitarët kanë rideklaruar para akuzës se, kanë dërguar naftë virgin në depozitat e përpunimit në Durrës dhe Lushnjë, duke “fundosur” në këtë mënyrë dy firmat private që akuzohen për këtë skemë mashtrimi.

Shoqëria “Euroil” sh.a. ka pasur detyrimin të eksportonte jashtë vendit nënproduktin e naftës virgin, por nga shkresat e Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të datës 28 dhjetor 2010, në lidhje me ngarkesat e anijeve “Rita S” dhe “Calitea”, rezulton se nafta virgin nuk është eksportuar, por dokumentacioni i shoqërisë “Euroil” përmban të dhëna të rreme. Një sasi e madhe e naftës virgin, jo vetëm që është deklaruar në mënyrë fiktive si e eksportuar jashtë vendit, por kjo sasi nuk ka qenë e blerë nga shoqëria “Euroil”.

Akuza saktëson se sasia e naftës e blerë në Ballsh është shumë më e vogël nga ajo e dy deklaratave doganore për praktikat e datave 10 dhe 28 shkurt 2009, të cilat pasqyrojnë sasinë 17 mijë tonë, ndërkohë që nga aktet e Drejtorisë Rajonale të Tatimeve, sasia që figuronte gjendje në depot e “Euroil”, e deklaruar prej kësaj të fundit në Tatime, është vetëm 3681,2 tonë.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë