“National Geographic” ishte raciste,
e pohon redaktorja Susan Goldberg
Redaktorja e revistës amerikane “National Geographic”, Susan Goldberg, në një intervistë për edutorialin e prillit të kësaj reviste, pohoi se kjo e fundit ishte raciste.
Redaktorja e revistës amerikane “National Geographic”, Susan Goldberg, në një intervistë për edutorialin e prillit të kësaj reviste, pohoi se kjo e fundit ishte raciste.
“Ajo injoroi amerikanët jo të bardhë dhe tregoi për grupe të ndryshme si ekzotike ose të egra, duke përhapur çdo lloj klisheje”, tha redaktorja Susan Goldberg.
Edicioni i revistës për muajin prill, i është dedikuar racës dhe i ka kërkuar një historiani të shikojë çështjet e kaluara. Revista vendosi të rishqyrtojë mbulimin e saj për të kujtuar 50 vjetorin e vrasjes së kreut të të Drejtave Civile, Martin Luther King.
"Le të përballemi me përdorimin e turpshëm të racizmit të sotëm si një strategji politike dhe të provojmë se jemi më të mirë se kjo", shkroi Goldberg në një editorial të titulluar "Për dekada, mbulimi ynë ishte racist".
Zonja Goldberg tha se disa prej materialeve arkivore të revistës e lanë “pa fjalë”, duke përfshirë një fotografi të aborigjenëve australianë me 1916 me titullin "shokët e zinjë të Australisë Jugore”.
I pyetur për të shqyrtuar mbulimin e saj, profesori i universitetit të Virxhinias John Edwin Mason tha se “National Geographic” kishte shërbyer vetëm për të përforcuar qëndrimet raciste në një revistë me autoritet të jashtëzakonshëm.
Ai tregoi se deri në vitet 1970 revista nuk përfillte amerikanë jo të bardhë, duke i treguar ato vetëm si punëtorë apo staf shërbëtorësh.
Prof Mason po ashtu vuri në dukje fotot e vendasve që ndesheshin me teknologjinë perëndimore, duke krijuar një ndarje "ne dhe ata" dhe "të qytetëruar dhe të paqytetëruar”.
Por historiani e pranoi edhe punën e mirë që revista bëri gjatë kësaj periudhe, duke i shfaqur lexuesit të saj botën më të gjerë.
"Është e mundur të thuhet se një revistë mund të hapë sytë e njerëzve në të njëjtën kohë që i mbyll ata," tha ai.
Redaksia Online
A.S/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
46.3%
-
Jo
51.7%
-
Nuk e di
2%
Vota total: 14824
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zyrtare/ Nga Polonia në Slloveni, Jurgen Çelhaka ndryshon ekip
12 Janar, 22:57
-
Pezullohet mësimi në 77 shkolla të vendit nga moti i keq (LISTA)
12 Janar, 22:48
-
Përmbytjet në Vlorë, banorët vendosin thasët me rërë për të ndaluar ujin! Dredha: Përveç ‘Albano & Romina’, rrugët e tjera të kalueshme (VIDEO)
12 Janar, 22:44
-
Pesë fitore radhazi, Napoli 'likuidon' 2-0 Veronën dhe kryeson Serie A
12 Janar, 22:37
-
Tiranë/ Policia merr me karrotrec makinën në të cilën u vra 56-vjeçari (VIDEO)
12 Janar, 22:32
-
Përmbytjet në Vlorë, ministri i Mbrojtjes: Po angazhohemi për menaxhimin e situatës (VIDEO)
12 Janar, 22:31
-
Vrasja te Pallati me Shigjeta, 56-vjeçari ishte pronar i një mobilerie në zonën ku u vra
12 Janar, 22:10
-
Barcelona me dhjetë lojtarë turpëron Real Madridin, e përmbys 2-5 dhe merr trofeun e Superkupës së Spanjës
12 Janar, 22:03
-
Gjykata e dënon me 14 vite burg bandën e 4 ‘skifterëve’ shqiptarë, por i liron me kusht! Grabisnin banesat në Itali (EMRAT)
12 Janar, 21:56
-
Itali/ Shqiptari prangoset teksa shiste kokainë, policia ndërhyri kur mori lekët
12 Janar, 21:43
-
VIDEO/ Dy gola në pak ditë, Arbër Hoxha shënon sërish nën sytë e një kampioni bote
12 Janar, 21:32
-
ESENCË në Report TV/ 2500 dollarë, grekët e blenë kokën e Ali Pashë Tepelenës në Kakavijë!
12 Janar, 21:20