TIRANE- Janë organizuar në një shoqatë me moton të mbrojnë gruan shqiptare nga dhuna dhe me dinjitet t’i ofrojnë të drejta e shërbime, ndërsa ajo çka ka ndodhur në zyrat e shoqatës "Në Dobi të Gruas Shqiptare” është sa qesharake dhe shkon deri në kufijtë e një skandali!
Sevim Arbana është konfliktuar me një nga koleget e saj në ambjentet e brendshme të zyrave të shoqatës, e pikërisht me shtetasen Manjola Osmani. Konfliktimi ka qenë aq i fortë sa ka degjeneruar dhe në kanosje e përdorim të sendeve të forta, ku dy zonjat i janë drejtuar më pas policisë për ndihmë.
Uniformat blu të kryeqytetit kanë nisur menjëherë procedimin penal në gjendje të lirë ndaj dy anëtareve të kësaj shoqate, ndërsa materialet i janë referuar prokurorisë për veprën penale të kanosjes.
Vetëm në 72 orët e fundit krimi ndaj gruas ka njohur përmasa të frikshme, ku në ekzekutim nga burrat tri gra humbën jetën.
E është pikërisht kjo shoqatë që duhet të ofrojë ndihmë për gratë e dhunuara, ndërsa vetë kryetarja e kësaj shoqate dhe një anëtarë janë përfshirë në një konflikt të dhunshëm midis tyre.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com