TIRANE- Ashtu siç pritej, opozita dhe mazhoranca u përfshnë dje në një debat për ndryshimet që janë parashikuar që të bëhen në ligjin për “Nëpunësin Civil”. Një dit pas publikimit të lajmit se qeveria ka miratuar një projektligj për të bërë 16 amendamente në ligjin e shumë debatuar, opozita doli në një delkaratë për mediat duke akuzuar Kryeministrin Rama se hodhi poshtë drafin e shumë kërkuar nga Bashkimi Europian. Deputeti i PD-së, Eduard Halimi tha se drafti është ndryshuar në fshehtësi pa u konsultuar me grupet e interesit apo me partnerët ndërkombëtar duke shtuar më tej se me këtë veprim, mundësia me dialoguar me opozitës është zhdukur tërësisht.
“Partia Demokratike e denoncon këtë si një rast të paprecedent në historinë legjislative shqiptare dhe botërore. Një ligj për të cilin u organizuan me dhjetëra tryeza me ekspertët në 2 vjet, ndryshohet brenda natës në 16 nene, pa asnjë transparencë nga qeveria. Edi Rama ka bërë gjithashtu të qartë se është kundër konsensusit politik, dhe ka zgjedhur të hedhë në erë çdo mundësi për të dialoguar me opozitën”,- tha Halimi.
Duke marrë shkas nga këto amendamente, deputeti i PD-së i bëri thirrje qytetarëve që të dalin në protestë në 20 shkurt së bashku me opozitën. “Ti dalim para të gjithë dhe ta ndalojmë në 20 shkurt që të mos shkatërrojë të ardhmen europiane të vendit, mos vijojë luftën e klasave në administratë, mos injorojë Europën, mos shkatërrojë të drejtat themelore kushtetuese të qytetareve, siç bënte deri 23 vjet më parë, ai që shqiptarët i rrëzuan bustin.”- theksoi deputeti demokrat.
Reagimi
Por pak orë pas deklaratës së deputetit demokrat, qeveria reagoi në një deklaratë tjetër për mediat ku Ministria Milena Harito, e cila ka nën ngarkim edhe administratën publike, tha se vendimi është marrë konform Kushtetutës së vendit dhe se opozita po synon që të bllokojë procesein e reformimit të vendit. Sipas saj, PD nuk pranoi që të ulej në tryezë dhe të diskutonte me mazhorancën për ndryshimin e ligjit dhe pasi bëhen këto ndryshime, ajo akuzon për mos transparencë.
“Ka një problem me opozitën e Partisë Demokratike sot. Kur i ftojmë në takim në Kuvend për të diskutuar, nuk vijnë, kur i shkruajmë për ti informuar dhe kërkuar mendim, nuk përgjigjen. Në parlament nuk e kanë mendjen tek rendi i ditës e në fund ankohen pse nuk u pyetën. E vërteta është se ndryshimet që Qeveria ka propozuar në ligjin për Nëpunësin Civil janë konsultuar edhe me partnerët ndërkombëtarë, edhe është tentuar të diskutohen me opozitën në Shqipëri.
Por, opozita e PD tenton të bllokojë e të mos dëgjojë, me shpresën se gjërat në Shqipëri do të ngecin. Ne jemi të vendosur për të ndërmarrë reformat e nevojshme, brenda kornizës ligjorë, në përputhje me standardet ndërkombëtare, në konsultim me partnerët e huaj, e për aq sa mundemi, në konsultim edhe me opozitën. Falënderojmë me këtë rast një pjesë të opozitës, PDIU, që ju përgjigj pozitivisht ftesës dhe nuk u fsheh pas arsyesh absurde, për të mos pranuar as të ulej në tryezën e bisedimeve. Ndryshimet e propozuara kanë vetëm një qëllim: garantimin e mbrojtjes edhe në rastin e daljes nga shërbimi civil”,- tha Harito.
Shkrimi u publikua sot (15.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com