TIRANE- Partia Demokratike ka vijuar akuzat e saj ndaj qeverisë për projekligjin për “Nëpunësin Civil”. Në një deklaratë për mediat, deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi se opozita nuk do të bashkëpunoi me mazhorancën për këtë ligj. “Tashmë, ra alibia se mungonin aktet nënligjore ndaj dhe duhej shtyrë ligji. Ndryshimet e reja do ta shtyjnë akoma më tej miratimin e këtyre akteve nënligjore. Ndërkohë asnjë akt nënligjor nuk është miratuar deri më tani, ndonëse premtuan se do t'i miratonin deri në janar. Për turp të vet, Kryeministri nxori ministren kushërirë që të akuzojë opozitën se nuk bashkëpunoka.
Opozita nuk bëhet pjesë e konsultimeve farsë, për t'i vënë vulën e njomë çorbës që ka gatuar Kryeministri. Për noter të bindur, Kryeministri ka mazhorancën e tij të bërë më vota e mandate deputetësh të blera. Opozita nuk do të tërhiqet në betejën me këtë Kryeministër antiligj. Ne jemi të sigurt se do të fitojmë sepse po luftojmë për parimet e shtetit të së drejtës”,- tha Bylykbashi. Në vijim të deklaratës së tij deputeti i PD-së tha se ky projekligj u bë në fshehtësi të plotë duke mos u konsultuar me asjë nga partnerët ndërkombëtarë. Bylykbashi e cilësoi këtë draft të qeverisë si një anti-reformë dhe se bie ndesh ndaj të gjitha kërkesave të Komisionit Europian.
“Ky projektligj është antireformë. Ai shkon kundër kërkesës së Komisionit Europian që reforma e miratuar në maj 2013 të zbatohet me shpejtësi. Atë që nuk guxoi ta bëjë në shtator, po e bën tani. Projektligji është antireformë jo vetëm sepse kërkon të shtyjë përsëri hyrjen në fuqi të ligjit, siç bënë me aktin normativ antikushtetues, por prish standardet e ligjit të hartuar me ekspertizë dhe asistencë të BE-së dhe të miratuar me konsensus më 30 maj 2013.
Qëllimi i vetëm është që të kenë dorë të lirë në militantizimin e saj. Ky projektligj është antikushtetues dhe antiligj. Ai cënon të drejtat e fituara tashmë edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, të drejtat e mijëra nëpunësve të larguar dhe të mijëra të tjerëve që presin me ankth të largohen.”- u shpreh Bylykbashi.
Partia Demokratike që prej dy ditësh ka vijuar sulmet e saj ndaj qeverisë ku situata politike në vend duket se është tensionuar më shumë me projekligjin për “Nëpunësin Civil”. Kjo gjë mund të përshkallzohet edhe më tej pasi akti normativ i miratuar nga qeveria Rama në muajin shtator, që shtynte fuqizimin e ligji për në muajin prill, u bë edhe obiekti që PD të bojkotonte për disa ditë edhe Kuvendin. Kësisoj kur ky draft të futet për shqyrtim në komisionet parlamentere pritet që të ndodh një debat shumë i ashpër ndërmjet palëve.
Shkrimi u publikua sot (16.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com