Këtë fillimverë do të jetë Shkupi kryeqendra e të gjithë artistëve protagonistë të studiove të krijimit të klipeve nga të gjitha trevat shqipfolëse. Pas një maratone shtatë javore konkurimi, të transmetuar në Televizionin Publik Shqiptar dhe dy javë nominimi, nata gala e edicionit të 13-të "Netëve të Klipit Shqiptar" do të përmbyllet në Shkup, mbrëmjen e 1 qershorit.
Producenti Bozo, ka vendosur që këtë vit ta shndërrojë Çarshinë e njohur edhe në mikëpritësen e protragonistëve të këtij viti, në një mbrëmje që premton garë të fortë dhe të ftuar specialë. Në këtë edicion u përzgjodhën 56 klipe konkuruese nga mbi 130 që janë realizuar, të cilët janë prezantuar në ekranin publik shqiptar javë pas jave, më të mirët ndër të cilët do t'i nënshtrohen garës finale për çmimin e madh që do të jepet në Shkup.
Organizatorët janë në përgatitjet e fundit e ndërkohë disa nga emrat e jurisë që janë zbuluar dhe që do të votojnë për më të mirët janë edhe regjisori Gent Bejko, aktorja Rajmonda Bulku apo mjeshtrja e montazhit, Mimoza Musarai. Anëtarët e tjerë janë ende sekret. Ndërsa sa i takon prezantuesve në skenën e madhe do të mirëpresë miq e konkurentë, imazhi i Netëve të Klipit të këtij viti, aktorja Klea Huta. Bashkë me të do të jenë edhe poeti dhe shoëmen-i i njohur, Avni Qahili bashkë me gazetaren Migena Gorenca.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com