“Not a Carwash”, filmi i Gentian Koçit
konkuron në Texas

“Not a Carwash”, filmi i Gentian Koçit<br />konkuron në Texas
“Në këtë film të jashtëzakonshëm, ka më shumë se një element të Majit të ’68-ës, si edhe të ‘The Emperor’s Naked Army Marches On’ (regjia Okuzaki Kenzo - 1987).  Qava kur pashë ‘S’është lavazh’…”. Kështu ka shkruar mes të tjerash Mark Cousins në revistën “Sight&Sound”,  ndërsa flet për filmin dokumentar të kineastit Gentian Koçi, “Not a Carwash” (S’është lavazh).

Ky film, vetëm pas disa ditësh do të shfaqet edhe në Texas, SHBA, ku do të jetë pjesëmarrës në festivalin e filmit, “Thin Line-Film Music Fest”. I organizuar në Denton, Tx prej disa vitesh, këtë herë festivali do të mbahet në 12-16 Shkurt 2014 e mes dhjetëra filmave nga e gjithë bota, do të shfaqet edhe filmi shqiptar i Koçit.

“Në fillim, gjithçka filloi mjaft pafajshmërisht. Kineasti dhe veterani prej 30 vjetësh i industrisë së kinemasë shqiptare, Kujtim Çashku, u përpoq të mbajë konferencë shtypi për të diskutuar për mosmarrëveshjen mbi truallin mes akademisë së tij të filmit dhe zyrtarëve të qytetit. Askush nuk mund ta besojë çfarë ndodhi më pas në ish vendin komunist. Të udhëhequr nga një burokrat gjysmë i dehur me pallto të gjatë dhe kapele gangsterësh, policia ndërpreu tubimin paqësor dhe më pas u përpoq të pushtojë kopshtin e shkollës dhe kinemanë në ajër të hapur. Dokumentari i Gentian Koçit kap ditët dramatike që pasuan kur studentët, profesorët, aktivistët dhe dashamirësit e kinemasë luftuan të shpëtojnë ekranin e kinemasë së hapur prej shkatërrimit nga policia dhe interesat e korporatave”.  Në këtë mënyrë përshkruhet në faqen e  festivalit “Thin Line”, dokumentari i kineastit të ri Gentian Koçi, i cili mban njëkohësisht kreditet e regjisorit, producentit dhe montazhierit të filmit 50 minutësh.

Një prej revistave më të rëndësishme në Europë për kinemanë, “DOX Magazine” (ku numri i dimrit 2012 është shoqëruar edhe me një kopje të DVD-së së filmit “Not a Carwash, me foton dhe posterin e tij), sugjeron: “Nëse ju nuk dini asgjë për për Shqipërinë, mund të mësoni përmes filmave”.

Ndërsa flet për disa filma, artistikë apo dokumentarë, shqiptarë ose jo, që rrëfejnë Shqipërinë, ai ndalet në filmin e Gentian Koçit.
“Kronika therrëse e Koçit mund të japë sinjalin e një revolucioni dokumentar të rritur në shtëpi, në tokën plot me subjekte të mahnitshme jo-fiction”.
Siç vëren Mark Cousins, “S’është lavazh”, pasqyron se si studentët dhe stafi mbrojtën shkollën nga sulmet e autoriteteve.  “Qava kur pashë “S’është lavazh”, sepse mes përleshjeve dhe britmave, aktivistët artikulojnë arsyet pse mësohet në shkollë, si dhe thelbin e artit të filmit në përgjithësi. Ata luftojnë për hapësirën e tyre të shenjtë, pastaj ne shohim se si shkatërrohet ekrani i jashtëm i shkollës. Nëse drejtoni një shkollë filmi kudo nëpër botë, merrni një kopje të filmit ‘S’është lavazh’ dhe shfaqeni për studentët ditën e parë të mësimit. Do u tregojë pse ekzistoni dhe pse ata vetë gjenden aty. Situata te ‘Marubi’, e cila drejtohet nga Kujtim Çashku, është përmirësuar që nga koha kur Gentian Koçi xhiroi filmin, por thirrja hegeliane dhe lufta për artin në të është universale”.

PAK BIOGRAFI…

Regjisori Gentian Koçi lindi në Tiranë në vitin 1979. Ai u diplomua në Akademinë e Filmit dhe Multimedias ‘Marubi’ në vitin 2009 për regji filmi dhe televizioni. Koçi ka experiencë pune prej tetë vitesh në televizionet “Vizion+” dhe kryesisht “Tv Klan”.  Filmi i tij i shkurtër fiksion “Antena” (2008) u shfaq në shumë festivale filmi, kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Trieste. “Antena” mori çmimin si filmi më i mirë kombëtar në “Dokufest”, Prizren, 2009 si dhe filmi më i mirë shkurtër në “Food & Film Festival” në Pogradec 2013.  Filmi i tij i tretë i shkurtër, realizuar në 2009, “Për ters at’ çast” (Jinx in a jiffy) ka marrë pjesë në një sërë festivalesh ndërkombëtare të filmit, prej Festivalit të Mynihut, Tel Avivit deri në SEEFest (Los Angeles), Uruguaj dhe Nigeri duke marrë pesë çmime, tre si filmi më i mirë dhe dy si montazhi më i mirë, përfshirë çmimin si filmi më i mirë në Festivalin e Filmit SëiKos në Basel, Zvicër.

Gentian Koçi ka drejtuar dy filma dokumentarë: dokumentarin e shkurtër “Revansh” (2011), i cili portretizon në mënyrë dramatike efektet e përmbytjes së dhjetorit 2010 në veri të Shqipërisë. Në po të njëjtin vit, Koçi ka punuar si drejtor fotografie për doku-fiction e regjisores Stefania Casini, “Made in Albania”, xhiruar në Shqipëri.
Në vitin 2012, Gentian Koçi ka realizuar si producent, regjisor, drejtor fotografie dhe montazhier, dokumentarin e metrazhit të mesëm “Not a Carëash” (50’), i cili pasqyron betejën mes studentëve dhe policisë në ish-shkollën e tij, në Akademinë e Filmit dhe Multimedias ‘Marubi’. “Not a Carëash” u përzgjodh në kompeticionin zyrtar të festivalit prestigjoz të filmit dokumentar “Hot Docs”, në Toronto, 2012. Gjithashtu në po të njëjtin vit u përzgjodh në garën më të rëndësishme të festivalit tjetër prestigjoz, “Sheffield Doc/Fest”, duke u nominuar për çmimin e madh “Special Jury Prize”. Me këtë nominim “Not a Carëash” futet në listën e dhjetë dokumentarëve më të mirë për vitin 2012. “Sight&Sound”, (një ndër revistat më të mira të filmit në botë), nën siglën e Mark Cousins shkruan shumë mirë mbi “Not a Carëash”. Gjithashtu “DOX Magazine”, cilësuar si revista më e rëndësishme e filmit dokumentar në Europë, i dedikon filmit një artikull dyfaqësh, si dhe e shoqëron numrin e revistës me DVD-në e “Not a Carëash”.
 
Gentian Koçi ka qenë dy herë pjesë e Berlinale Talent Campus 2009 dhe 2011, e panelit “Ëorking ëith Balkans” në “Sheffield Doc/Fest 2012”, si dhe anëtar jurie në disa festivale kombëtare.  Së fundmi, ai po prodhon dhe realizon dokumentarin e tij të fundit të titulluar “Qu’est-ce que la Performance Philosophique?” (Ç’është performanca filozofike?) premiera e të cilit do të bëhet në Universitetin Paris-Sorbonne nën patronazhin e Ecole Normale Supérieure, rue d’Ulm. Gjithashtu Koçi është në fazën e paraprodhimit të filmit të tij të parë fiksion me metrazh të gjatë me titull “Dita zë fill”. 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane