Pikërisht largimet masive nga Shqipëria u bënë edhe shkak për replika të shumta mes qytetarëve dhe kryeministrit Rama, në profilin në facebook të këtij të fundit.
“Emigrimi i shqiptarëve si fenomen historik dhe shifrat e vërteta të largimeve e të rikthimeve çdo vit, të cilat janë larg së qeni “bombat” që hidhen përditë nga llogoret e propagandës politike e mediatike”, shkruan Rama në profilin e tij, ndërsa kanë vërshuar edhe komentet e shumta kundërshtuese.
Replikat
Komentuesi: Per cfare rikthimesh po flet o burr qeverie,rikthimet e detyrueshme apo ata qe kthehen me idealizem
Edi Rama: Jo mor cun jo, flas per shqiptare qe rikthehen ne Shqipëri vete, per ata flas, po cfare faji ke ti qe degjon vetem daullet e propagandes se deshperimit!
Komentuesi: Shqiptaret duan me ik te gjith naten ti thua Po kthehen edhe zvicerjant Po vin te kerkojn azil ne shqiperi me ndihmë ekonomike 30 euro ne muaj
Edi Rama: Dëgjoj fjalën time me lart qe te kuptosh si qendron ceshtja e te drejtes se punes dhe mesoje edhe edukaten se ajo te ndihmon kudo, edhe jasht
Komentuesi: Vetëm tre herë kanë ikur shqiptarët masivishte në vitet 91 në 97 dhe 2013-2018
Edi Rama: Ja dhe shifrat o king me veshe te gjate, shikoji e gjej heren e trete
a.h/shqiptarja.com












