“Occupy Wall Street”
një ditë në gjykatë

“Occupy Wall Street”<br />një ditë në gjykatë
Dhjetëra protestues të “Occupy Wall Street” kaluan një ditë në gjykatë sot, për tu përgjigjur akuzave të marshimit të fundit. Protestuesit u paraqitën para një gjykatësi të Manhattan.

Protestuesit u arrestuan gjatë marshimit nga “Zuccotti Park” në “Union Square”, në muajin shtator. Ata u përballën me akuzat e prishjes së qetësisë publike dhe rezistencë ndaj arrestit.

Të arrestuarve ju dha mundësia të mbyllin procesin me një marrëveshje. Marrëveshja për mbylljen e procesit parashikon që protestuesit të mos shkelin ligjin për 6 muajt e ardhshëm. Në këtë pikë shumë janë të idesë të vazhdojnë procesin e tyre. Ata mendojnë se do të jenë të detyruar të përplasen me forcat e rendit, sepse protesta do të vazhdojë. Asnjë prej tyre nuk mendon se ka shkelur ligjin dhe se vendimi i gjykatës ka qenë i padrejtë.

“Mendoj se është e rëndësishme të luftojmë këtë cështje sepse unë nuk bëra asgjë që të më arrestonin. Të drejtat e mia u shkelën. Ato që më jep kushtetuata ime për të formuar grupe dhe për tu mbledhur në ansamble. Kur u arrestova ishin 50 nga ne që u bllokuan nga rrjetat e policisë. U kapa si një peshk në rrjetën e policisë,” tha një protestues.

Nga 78 protestuesit që duhej të paraqiteshin në gjykatë sot, 14 nuk u paraqitën. Për ta u lëshua një urdhër arresti. Ata që vendosën të vazhdojnë procesin e tyre do të duhet të paraqiten në datë 9 janar për fillimin e procesit.

Një ndër protestuesit do të duhet të përballet edhe me akuzën e abuzimit seksual. 26 vjecari Tonye Iketubosin është denoncuar nga një 18 vjecare për abuzim seksual, pasi e kishte prekur vajzën kundra dëshirës së saj. Policia thotë se Iketubosin është fajtor edhe për disa sulme të tjera në “Zuccotti Park”.

Sipas kryetarit të bashkisë, Michael Bloomberg, qyteti do të marrë masa për të mbrojtur të drejtat e pronarëve të bizneseve në Manhattan. Bloomberg ka qenë një mbrojtës i palëkundur për të drejtat e protestuesve të “Occupy Wall Street”, por në të njëjtën kohë dëshiron të mbrojë edhe të drejtat e pronarëve të bizneseve. Kryetari i bashkisë thotë se qyteti do marrë masa vetëm kur të jetë e nevojshme.

Ndërkohë aktivistët janë duke diskutuar për një marsh 11 milje të gjatë “Occupy Wall Street Solidarity March”. Ende nuk dihet kur marshimi do të bëhet.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë

Refleksionet e historianit të njohur: Ismail Qemali e mori flamurin e Pavarësisë të qëndisur me fije ari prej Naços, i cili e mbante në duart e veta, por sot kësaj dite mbetet enigmë