“Otranto”, rindërtohet tragjedia
vjen në formën e dramës

“Otranto”, rindërtohet tragjedia<br />vjen në formën e dramës
BRINDISI – 15 vjet pas tragjedisë së Otrantos, në Itali kujtesa mbetet e njëjtë me atë të 28 marsit 1997. Udhëtimi i ndërprerë në mes i emigrantëve shqiptarë, do të përkujtohet këtë vit në një mënyrë të vecantë. Më 28 mars të këtij viti do të mbyllet puna e përbashkët e një grupi aktorësh, studiues, gazetarë, shkrimtarë për të kuptuar se cfarë ka ndodhur. Kjo nisur edhe nga pjesët fizike tashmë të ruajtura të Katerit të Radës (anija tashmë e kthyer në monument në Otranto) dhe motorri i saj, i cili ruhet edhe pas përfundimit të hetimeve.
Ideatorët e kanë quajtur “Lëvizja e parë”, vënien në punë të kësaj kujtese kolektive, e cila bazohet në veprën e shkrimtarit Francesco Niccolini, vënë në skenë nga regjisori Fabrizio Pugliese.

FAKTET
Ishte pothuajse ora 07:00 e mbrëmjen së 28 marsit 1997, e premtja e Pashkëve. Në Shqipëri kishte nisur lufta civile dhe njerëzit nxitonin të largoheshin drejt Italisë nëpërmjet ngushticës së Otrantos. Kjo bëri që në Itali të rritej paranoja e pushtimit shqiptar dhe kundërshtitë sa vinin e shtoheshin. Në orën 18.57 min, Kater i Radës, një varkë e vogël u largua nga porti i Vlorës i mbingarkuara me refugjatët.Ajo u mbyt në përplasjen me anijen e marinës italiane Sibilla e si pasojë u fundos. Bilanci: 57 të vdekur, kryesisht gra e fëmijë, 24 të zhdukur dhe 34 të mbijetuar.

KUJTESA
15 vjet më vonë, tashmë që procesi është mbyllur, do flitet sërish për 28 marsin, në Bridizi.  Dita e kujtesës do të nisë pikërisht nga deti, në shëtitoren Brindizit Margherita për të nderuar të mbijetuarit me ritualin e hedhjes së luleve. Një rit ky që për 15 vjet u ruajt me “kokëfortësi” e bujari nga Observatori i Brindisit së bashku shoqatat dhe rrjetet anti-raciste dhe rrjeteve pavarësisht harresës së botës përreth.

KATERI I RADËS NË SKENË
Më pas, në orën 18:30, ceremonia do të zhvendoset në Dhomën e turistëve. Ajo është një një sallë drejtkëndësh, me të njëjtën madhësi si Kater i Radës, ku për saktësisht 81 spektatorë në një kohë, do të vihet në skenë studimi i parë, i sjellë në formën e dramës mbi gjithçka ndodhi me këtë anije, nisur nga puna e laboratorit kërkimor.

(aq/shqiptarja.com)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë