“Përsëri sot”, regjisori Vllahu
sjell në ekran Marko Bitrakun

“Përsëri sot”, regjisori Vllahu<br />sjell në ekran Marko Bitrakun
TIRANË – Në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit, “Tirana International Film Festival” 2015, në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër, “Short Film’s”, regjisori Armand Vllau, nën titullin “Përsëri sot” sjell sot në ekranin e kinemasë ora 16:00, veprën e tij më të fundit, nën interpretimin e të pa harruarit Marko Bitraku.
 
Aktori i cili u nda nga jeta vetëm pak ditë më parë, rikthehet në ekranin e Kinemasë Milleniumm aty ku po zhvillohet edhe edicioni i XIII-të i TIFF-it, i cili me sa duket është rikthyer në piedestalin e munguar.
 
Këtë të fundit e konfirmon edhe regjisori Armand Vllau, i cili në një intervistë të shkurtër dhe ekskluzive për ATSH-në, duke konfirmuar rikthimin në ekran të aktorit të paharruar  Marko Bitraku, përveç të tjerash thekson se festivali ka arritur në piedestal.
 
Regjisori Arman Vllau, i datëlindjes së 16 dhjetorit të vitit 1974 (Korçë), ka përfunduar studimet për regji filmi dhe televizioni,  nën udhëheqjen e Gjergj Xhuvanit, dhe pas një eksperience mjaft të madhe në mediat në vend, dhe produksionet që ka realizuar, e ka drejtuar sot “kamerën e tij” drejt festivalit të filmit, ku do të prezantojë një tjetër produksion.

Regjisori Armand Vllahu
(Regjisori Armand Vllahu)

Cili është subjekti apo tematika e filmit pjesëmarrës në TIFF?
 
Është një film me metrazh të shkurtër, i cili prezantohet sot në orën 16:00 në Kinema Milleniumm në kategorinë e “Short Film’s”. Vepra titullohet “Përsëri sot” dhe ajo është një komedi psikologjike.
 
“Përsëri sot”, trajton një anë sociale, atë çfarë përjeton njeriu në ditët e sotme,  sidomos në Shqipëri.
 
“Përsëri sot”, është  fokusuar tek jeta e një të riu shqiptar, i cili duhet të punojë, shkojë në shkollë, të mbaj shtëpinë me qera, i cili fillon të gënjejë, mëndja e tij fillon të bëhet konfuze. Dhe që mos të shprehem më shumë, ka plot situata dhe karaktere që ju ftoj ti shihni.

Cili ësht Regjisori Armand Vllahu gjatë realizimit të dokumentarit %u201CNe jemi Tirona%u201D
(Cili ësht Regjisori Armand Vllahu gjatë realizimit të dokumentarit “Ne jemi Tirona”)

Skenari, muzika dhe mbështësit?
 
Filmi Fiction Albania (25 minuta) është realizuar në bashkëpunim me, Screenplay-Gerti Selenica, Cinematography-Vladimir Grori, Editing-Gjergji Pano, Sound Desing-Florian Heta dhe muzika nga Etmond Mancaku, një prodhim i Act@Art Studio.
 
Po kasti dhe aktorët e përzgjedhur nga ju, mund t’i prezantoni?
 
Sigurisht që po. Në kastin e aktorëve mbi të gjitha është i pa harruari Marko Bitraku, i cili është ndarë nga jeta vetëm pak ditë më parë, ç’ka më emocionon sepse e kam dashur fort dhe respektuar shumë.
 
Për më shumë, që e sjell në ekran vetëm pak ditë pas largimit nga jeta, dhe që në fakt do të doja të ishte ulur për krah meje në sallë  për ta ndjekur filmin.
 
Olsi Vangjeli, Arben Mirdita, e shumë aktorë të tjerë janë pjesë e materialit të cilin i ftoj të gjithë ta ndjekin.

Regjisori Armand Vllahu gjatë prezantimit në jnë ndër festivalet e filmit
(Regjisori Armand Vllahu gjatë prezantimit në jnë ndër festivalet e filmit)

Cilat janë pretendimet tuaja në TIFF-2015?
 
Mbi të gjitha më pëlqen ndjesia e pjesmarrjes në këtë Festival Filmi, sepse është rikthyer aty ku ka qënë. Konkuroj në kategorinë e “Short Film”,  dhe t’ju them të drejtën sigurisht që si çdo krijues, autor dhe artist tjetër, pres që publiku ta pëlqejë dhe gjithashtu pse jo, që edhe juria ta vlerësojë këtë projekt.
 
Atëherë meqë jemi tek projektet,  në ardhmen çfarë do të presim nga ju? Filma artistikë, me metrazh të gjatë, dokumentarë?
 
Aktualisht sapo kam prezantuar në një ndër platformat dixhitale dokumentarin “Rock the Dream”,  i cili do të jepet shumë shpejt, dhe ndërkohë që pres të realizoj edhe një tjetër film me metrazh të shkurtër nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë.

Regjisori Armand Vllahu
(Regjisori Armand Vllahu)

Deri më tani sa vepra artistike keni realizuar?
 
Kam realizuar rreth 3 dokumentarë, “Rock the Dream”, “Ne jemi Tirona”,  kushtuar historikut të ekipit të futbollit Sport Klub Tirana dhe shumë filma me metrazh të shkurtër, diku rreth 10 të tillë. /ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë