“Pagliacci”, Mula edhe si regjisore 
mesazhi: Stop dhunës ndaj grave

“Pagliacci”, Mula edhe si regjisore <br />mesazhi: Stop dhunës ndaj grave
“Pagliacci” eshte opera e fundit premierë për këtë sezon artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, pjesë, qe do të ngjitet ne skenë në datat 29 dhe 30 maj dhe 01 dhe 02 qershor 2015, ora 20:00.

“Pagliacci” është produksioni  më i madh TKOBS-së, qe do të ngjisë ne skenë artistë me famë botërore, të cilët së bashku me artistët e TKOB-së do të ofrojnë për publikun një shfaqje jo vetëm të bukur, por edhe që mbart një mesazh të rëndësishëm, “Ndal dhunës ndaj grave”.

Për herë të parë në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit sopranoja e njohur me famë ndërkombëtare, Inva Mula, përvec se protagoniste në rolin e Nedda-s, do të jetë edhe regjisore. Sakaq emrat e tjerë që do e shoqerojnë produskionin do të jenë Bledar Gercaliu (skenograf),  Elva Bella (kostumet) dhe Ada Gurra (as/regjisore).

Nuk do të mungojë në shfaqje as kori i TKOB, drejtuar nga mjeshtri Dritan Lumshi, apo edhe kori i Liceut Artistik “Jordan Misja” me të cilin ka punuar Irida Bega,  Orkestra Simfonike e TKOB, e drejtuar nga maestro Michelangelo Mazza dhe artistët e Cirkut të Tiranës, të cilët edhe ata do të jenë pjese e shfaqjes.

Në rolet kryesore të operas Pagliacci do të jenë:
Nedda – Inva Mula, Mariana Leka
Canio –  Walter Fraccaro, Davide La Verde
Tonio – Gocha Abuladze, Ylber Gjini
Silvio – Armando Likaj
Arlecchino – Klodjan Kaçani, Denis Skura (cover)
Banorë të fshatit – Ogert Islami, Erlind Zeraliu. /ATSH/

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023

Zgjedhjet në Himarë/ Gushti ktheu himariotët në vendlindje, rritet pjesëmarrja në votime! 2% më shumë se në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023