“Parku Mambi” për fëmijë për herë
të parë në teknikën e hologramit

“Parku Mambi” për fëmijë për herë<br />të parë në teknikën e hologramit
Për herë të parë në Shqipëri do të vihet në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli” premira për fëmijë “Parku Mambi” në teknikën e hologramit.

Kjo teknikë e re inovative teatrore është e gërshetuar me projeksionin, videoanimacionin, interpretimin aktorial, koreografisë dhe këndimit. I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” regjisori i shfaqjes Nelson Mulla tha se kjo teknikë e re sjell inovacionin edhe në shfaqjet teatrale.

shfaqja nelson

Premiera “Parku Mambi” fton të gjithë vogëlushët duke filluar nga dita e shtunë dhe e dielë në ora 10:30.Përmes kësaj shfaqjeje mjaft argëtuese, ku me anë të lojrave, vet fëmijët do jenë protagonistë, ata do të marrin mesazhe mjaft të rëndësishme, ku më kryesori është ai i varësisë nga bota virtual. 

shfaqja nelson

Shfaqja do të interpretohet nga një kastë aktorësh Aldjon Matarangasi, Françeska Hysi, Anderson Gurra, Kristiana Dodaj, Erlin Visha.

shfaqja nelson

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

 Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut

Kush do vriste Durim Bamin? Detaje nga armiqësia me grupin e Shijakut