“Parku Mambi” premierë në TKE
shfaqja ndërthuret me hologramin

“Parku Mambi” premierë në TKE<br />shfaqja ndërthuret me hologramin
Për herë të parë, fëmijët e vegjël kanë patur mundësinë të ndjekin në skenën e Teatrit Eksperimental, një shfaqje që i bën pjesë të botës virtuale dhe asaj reale, nëpërmjet teknikës së hologramit. 

Premiera e “Parkut Mambi” ka mbledhur në sallën e teatrit Kujtim Spahivogli fëmijë dhe prindër, që kanë shijuar një shfaqje inovative teatrore, të ndërthurur me projeksionin, videoanimacionin, interpretimin aktorial, koreografinë dhe këndimin. 

Pak paradoksale, por sipas regjisorit Nelson Mulla, një nga mesazhet që synohet të përçohet tek publiku nëpërmjet kësaj shfaqjeje, është dhe varësia ndaj teknologjisë. 

"Ne nuk jemi kundër teknologjisë, jemi që fëmijët ta përdorin teknologjinë, të gjithë duhet ta përdorin teknologjinë por jo të jemi të varuar nga tekonologjia. Jo gjatë gjithë kohës të varur me lojrat virutale, me telefona, me tableta. Ta përdorim aq sa na nevojitet," u shpreh Mulla.

Renato Aliçkolli, ekspert i teknikës së hologramës u shpreh shumë pozitiv për ecurinë e shfaqjes së parë dhe premtoi vazhdimësinë e kësaj teknike edhe në të ardhmen.
“Hologrami hyn për herë të parë në Shqipëri dhe është një teknikë shumë inovative për Shqipërinë por është shumë avangart jashtë shtetit,” tha Aliçkolli.

Vogëlushët e pranishëm në sallë mbetën gojëhapur nga shfaqja e papritur e personazheve të tyre të preferuar si Spongebob, Minions apo Elsa.

parku

parku

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg

Personi që sulmoi bashkëshortin e Nancy Pelosit dënohet me 30 vjet burg