“Penthouse” e Bujupit prek majat e top listës evropiane

“Penthouse” e Bujupit prek majat e top listës evropiane
Ka vetëm disa ditë që këngëtari Ardian Bujupi ka publikuar klipin e ri në bashkëpunim me Dj Dalool dhe ka prekur majat e toplistave evropiane.

Kënga tashmë është një hit i pëlqyer jo vetëm në Shqipëri dhe Gjermani, ku këngëtari Bujupi zhvillon karrierën e tij, por dhe në shtete të tjera.



Pavarësisht që refreni i këngës “Penthouse” është në gjuhën shqipe, nuk ka ndikuar që të jetë një këngë super e dëgjuar nga të huajt.

Është “Bravo Charts”, top lista më e madhe dhe më e respektuar në Gjermani ajo që e ka radhitur në vend të dytë këngën “Penthouse”, duke lënë në vend të parë këngën “Neon” nga kënëgatrja gjermane Lena.



Dj Dalool është treguar mjaft i ngazëllyer për këtë fakt, duke thënë se është një arritje mjaft e madhe, e cila i bën ata të ndjehen të kënaqur.

“Unë ndihem tejet mirë me faktin se jemi lart në top listën më të respektuar jo vetëm në Gjermani, por në mbarë Evropën.


(Dj Dalool)

Por, përkundër sukseseve, i mbajmë këmbët në tokë dhe vazhdojmë të punojmë drejt projekteve të reja, duke shijuar njëkohësisht suksesin e këngës së re”:-ka thënë Dalool për mediat kosovare.



8/3
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!

Momenti shokues! Tezja telefonoi, fëmija i çiftit u përgjigj në kamera dhe tregoi trupin e Eleonorës: Babai vrau mamin!