“Piepoli” për "A1 Report": 58.5%
do të votonin sërish të majtën
PDF/Ja rezultatet e sondazhit

“Piepoli” për do të votonin sërish të majtën
PDF/Ja rezultatet e sondazhit">
TIRANE- Instituti italian i sondazheve "Piepoli" realizon sondazhin per “A1 Report” sipas të cilit, edhe pas 5 muajsh qeverisjeje nga kabineti “Rama”, shqiptarët nuk i kanë ndryshuar bindjet politike. Sipas “Piepolit”, nëse shqiptarët do të votonin sot, sërish do të votonin koalicionin e majtë në masën 58.5 për qind, ndërsa 38 për qind e të anketuarve do të votonin të djathtën.

Instituti “Piepoli”, një nga kompanitë më të vjetra dhe më serioze të bërjes së sondazheve në Itali, ka zhvilluar një sondazh lidhur me faktin se kë do të votonin sot shqiptarët, pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Rezultatet e këtij sondazhi të realizuar në bashkëpunim me televizionin “A1 Report” gjatë javëve të fundit u bënë publike mbrëmë në emisionin “Urbanika”.

Sipas pjesëmarrësve në këtë sondazh në 10 shkurt 2014, 43 % e tyre do të votonin për PS, 10 % për LSI dhe për koalicion e majtë 58.5 %.
 
Ndërsa 29 % do votonin për PD, 3 % për PR dhe për koalicionin e djathtë 38% e pjesëmarrësve në sondazh.
 
piepoli votime

Rezultatet e sondazhit tregojnë se problemi kryesor për shqiptarët është papunësia. Rreth 43 % e pjesëmarrësve në sondazh kanë zgjedhur papunësinë si problemin kryesor në Shqipëri, ndërsa 12 % mendojnë se është korrupsioni, dhe 11 % paqëndrueshmëri politike. Kështu 10% mendojnë se është problem kryesor kriminaliteti, 8% kostoja e lartë e jetesës dhe 3% ekonomia e dobët.

piepoli papunesia
 
Ndërsa arsimi është zgjedhur si problemi kryesor në vend nga 3% e të intervistuarve. 3 % kanë zgjedhur mungesën e transparencës dhe 2 % kanë vlerësuar si problem kryesor mungesën e infrastrukturës.

piepoli arsimi
 
Sa i përket mënyrës se si jetohet në Shqipëri, pjesa më e madhe e të intervistuarve në nivelin 42 % mendojnë se jetohet mjaftueshëm, 29 % pak mirë, 27 % aspak mirë, dhe vetëm 1 % mendojnë se jetohet shumë mirë.
 
Ndërkaq, të intervistuarit janë pyetur edhe lidhur me besimin që kanë për figurat e ndryshme politike të vendit.

Pyetjes se “Sa besim keni të qeveria Rama-Meta?”, 30% e të intervistuarve thonë se kanë shumë besim, 36% mjaftueshëm, 16% pak, 18 % pak, ndërsa 1 % thonë se nuk e dinë.
 
Ndërkaq të pyetur për besimin tek Edi Rama, 36 % të intervistuarit thonë se kanë shumë besim, 29% mjaftueshëm, 26% pak, 18% aspak dhe 1 % nuk e di.

piepoli rama
 
Sipas rezultateve të sondazhit të “Piepoli”, 18 % e të intervistuarve thonë se kanë shumë besim të kreu i Parlamentit Ilir Meta, 38 % mjaftueshëm, 19 pak, 24 % aspak, 1 % nuk e di.
 
Të pyetur për besimin tek Presidenti Bujar Nishani, të intervistuarit thonë se: 18% kanë shumë besim, 37% mjaftueshëm, 21% pak, 23 % aspak, dhe 1 % nuk e di.

piepoli nishani
 
Për kreun e PD, Lulzim Basha, 15% e votuesve thonë se kanë shumë besim, 27% e tyre shprehen mjaftueshëm, 24% thonë pak, 32% aspak, dhe 2% nuk e di.

piepoli basha
 
Ndërkaq, për ish-kreun e PD, dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, 16 % e të intervistuarve thonë se kanë shumë besim, 19% mjaftueshëm, 19 % pak, 44 aspak, dhe 2 % thonë nuk e di.

piepoli berisha

Ndërkaq vihet re një ulje e besimit tek këto figura politike, ndërsa vihet re edhe një rënie e ulet e besimit tek qeveria Rama nga 20 janari deri në 10 shkurt.

Instituti “Piepoli”, një kompani lider në Itali për furnizimin e publikut dhe tregut me studime të ndryshme, ka përfshirë në këtë sondazh qytetarë nga i gjithë vendi, 48% meshkuj dhe 52 % femra, nga 18-65 vjeç, me bindje të ndryshme politike.

(Rezultatet e sondazhit të insitutit italian "Piepoli")
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pëson atak kardiak në Brazil

Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pëson atak kardiak në Brazil