“Piepoli” publikon sondazhin e
2-të, e majta 50.5% e djathta 42%

“Piepoli” publikon sondazhin e <br />2-të, e majta 50.5% e djathta 42%
TIRANE- Instituti italian “Piepoli” ka publikuar rezultatet e sondazhit të dytë të realizuar në prag të zgjedhjeve Parlamentare në Shqipëri. Sërish, sipas rezultateve të muajit maj rezulton fitues koalicioni i majtë me 50.5 % duke shënuar një rritje me 1.5 % krahasuar me muajin e kaluar, krahasuar me koalicionin e djathtë që rezulton në 42%, në rritje me 2 % nga rezultatet e muajit Prill.

Kjo rritje vërehet edhe tek përqindjet e rezultuara për 2 partitë e mëdha PD dhe PS, çka shpjegohet me rënien që kanë regjistruar partitë e tjera krahasuar me muajin e kaluar. 37.5% e të anketuarve përgjigjen se do të votojnë Partinë Demokratike, 42.5% Partinë Socialiste, LSI 5%, FRD 5%, PR 1.5% dhe AK 2.5%.

Sipas rezultateve të sondazhit, LSI shënon një rënie me 1%, ndërsa AK një rënie me 3%.
piepoli 1
piepoli 44

Sondazhit i janë përgjigjur se do të marrin pjesë në votime 81 % e të intervistuarve, prej të cilëve 11 % janë të pavendosur se për kë do të votojnë në 23 qershor. Ndërsa 89 % e të anketuarve e kanë vendosur tashmë.

Kampioni kombëtar i zgjedhur përfshin 1000 persona të intervistuar, 51 % femra dhe 49 % meshkuj; të grupmoshave deri 34 vjeç janë 35 %, 37 % të moshës 34-54 vjeç dhe 29 % të moshës mbi 54 vjeç.

Sondazhi përfshinte edhe pyetje rreth situatës social-ekonomike, papunësisë, kostos së jetesës, korrupsionit, kriminalitetit, paqëndrueshmërisë politike apo gjendjes së infrastrukturës.

Pyetjes se cili është problemi më shqetësues në Shqipëri të anketuarit i janë përgjigjur: papunësia 45.3 %, korrupsioni 27%, kosto e jetesës 9 %, shëndetësia 10.7 %, mungesa e arsimit 4.3 %, mungesa e infrastrukturës 1.2%.
piepoli 2

Në këtë fazë të dytë të studimit, jepen edhe të dhëna me përqindje për popullaritetin e figurave kryesore politike, Rama, Berisha apo Topi.

Dhe përsa i përket pyetjes se te cili lider politik kanë më shumë besim, 51 % e të anketuarve kanë zgjedhur liderin e opozitës Edi Rama, 45 % Kryeministrin Sali Berisha, 43 % kreun e FRD-së Bamir Topi.

piepoli 3

Një nga çështjet thelbësore sipas opinionit të shqiptarëve është anëtarësimi në Bashkimin Europian. 91.8% e tyre mendojnë se nëse Shqipëria bëhet pjesë e familjes europiane do të përfitojnë garanci për shërbime shëndetësore, 91.2% mendojnë se do të kenë shërbime më të mira në kopshte dhe shkolla, 89% besojnë në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, 85.3% besojnë për punësime dhe pagesa bazuar mbi sistemin e meritokracisë.

SONDAZHI I “PIEPOLI” PER QARKUN E TIRANES

Sipas rezultateve të publikuara nga Instituti “Piepoli” për muajin maj, në Qarkun e Tiranës mendojnë të marrin pjesë në votime 87 % e të intervistuarve, ndërsa nuk do të marrin pjesë 13 % e tyre.

Ndërkaq, 85 % e kanë vendosur për kë do votojnë, ndërsa 15 % rezultojnë të pavendosur.

Sipas rezultateve të sondazhit të dytë të realizuar nga “Piepoli”, 37 % e të anketuarve rezulton se do të votojnë PD, dhe 47 % PS. Ndërsa 4 % votojnë LSI, 2 % AK dhe 6 % FRD.

Sipas koalicioneve, sondazhi tregon se 40 % e të anketuarve për qarkun e Tiranës do votojnë koalicion e djathtë, dhe 52 % do të votojnë koalicionin e majtë.
piepoli 5

Gjatë muajit maj të këtij viti, Instituti “Piepoli”, një kompani lider në Itali për furnizimin e publikut dhe tregut me studime të ndryshme, ka intervistuar 1000 qytetarë shqiptarë në të gjithë vendin, rezultatet e të cilit janë publikuar nga televizioni "Vizion Plus". Ky është sondazhi i dytë i publikuar, pasi atij të muajit prill.

Ajo që vlen për t’u theksuar është se sondazhi është realizuar përmes intervistash të drejtpërdrejta, dhe ku marzhi i gabimit është vetëm 3 për qind. Intervistat për pjesëmarrjen në zgjedhjet e 23 Qershorit dhe preferencën e tyre janë bërë duke i pyetur njëkohësisht qytetarët edhe në lidhje me vlerësimin e tyre për situatën ekonomike në vend.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit

Grupi i deputetëve italianë përfundon vizitën në Shqipëri: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit