TIRANE - Gjatë situatës së pazakontë, që u krijua me bllokimin e ilaçeve, u tha se kryeministri në ikje Sali Berisha dha urdhër që të lejoheshin të dilnin nga dogana e Tiranës kamionët e bllokuar me ilaçe. Por pikërisht në atë kohë ministri Halim Kosova ka nxjerrë një tjetër urdhër, me anë të të cilit Qendrës Kombëtare të Barnave, i kërkohet të mos regjistrojë apo riregjistrojë asnjë medikament të ri, pa marrë më parë konfirmimin se importuesit do të vendosin pullën fiskale që në fabrikën e prodhimit.
Për kreun e Urdhrit të Farmacistëve, Arjan Jaupllari, ky ishte një vendim skandaloz, që rrezikon tregun e barnave në vendin tonë. “Pasi dështuan të gjitha përpjekjet absurde, ky është urdhri më diskriminues. Nëpërmjet tij detyrohet QKKB të ndalojë çdo aplikues për regjistrim dhe riregjistrim barnash, të cilët nuk pranojnë të vendosin pullën në vendin e origjinës, pa marrë parasysh se ata nuk e kanë problem fare të tërhiqen për shkak edhe të sasisë së vogël që kërkon tregu farmaceutik shqiptar dhe të sëmurët të mbetet pa barna”.
I vetmi fitimtar në këtë proces është koncensionari i paracaktuar jo vetëm me ligj, por dhe me “maliq”, që në vitin 2009”, ka deklaruar Arjan Jaupllari.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com