TIRANË- Policët duket se po përdorin mënyra nga më të ndryshmet dhe më të çuditshmet për të ndaluar një të akuzuar. Një nga efektivët e policisë së Kamzës, në pamundësi për të neutralizuar Alket Palushin, që kundërshtonte shoqërimin në Komisariat, i ka kafshuar veshin.
Pavarësisht këtyre pretendimeve prokurori kërkoi që i riu të mbetet në qeli me masën e sigurisë “arrest me burg“ me afat 30 ditor deri në ardhjen e ekzaminimeve mjekësore, për dëmtimet e shkaktuara mes policit dhe të arrestuarit.
Por, gjyqtari i çështjes, vendosi ta cilësoj arrestimin e Palushit të paligjshëm duke urdhëruar lirimin e tij nga qelia edhe pse dyshohet se ka konsumuar veprën penale të “kundërshtimit të punonjësve të policisë”.
I akuzuari: Më ka kafshuar polici veshin
Gjyqtari: Çfarë të ka bërë? Kush?
I akuzuari: Më ka kafshuar në vesh polici, pastaj unë nuk mbaj mend se çfarë bëra.
Sipas dosjes, Alket Palushi është shoqëruar në polici për shkak se ishte në gjendje të dehur dhe nuk pranonte të shoqërohej drejt Komisariatit pas debateve me uniformat blu.
Redaksia online
/Shqiptarja.com