STAMBOLL - Plani për të prerë pemët në Sheshin Taksim në qendër të Stambollit do të vazhdojë përpara. Kështu është shprehur kryeministri Recep Tayyip Erdogan në një fjalim në parlamentin turk. Ai tha se protestat e dhunshme që kanë shpërthyer prej disa ditësh në disa qytete të vendit, janë organizuar nga grupe të veçanta dhe aktivistët ambientalistë janë nxitur për të prishur imazhin ndërkombëtare të Turqisë. “Protestat janë të jashtëligjshme dhe nuk mund të shikohen si një veprim për të kërkuar të drejtat demokratike.”

Kryeministri gjithashtu iu përgjigj kritikave mbi qëndrimin e tij të ashpër. “Çfarë prisnin protestuesit? Që do të gjunjëzoheshim para tyre”,-tha Erdogan. Gjithashtu ai falënderoi guvernatorin e Stambollit dhe shefin e policisë për ndërhyrjen e qindra policëve të njësive speciale kundër protestuesve që kanë pushtuar sheshin Taksim që prej dy javësh.
Sot mediat turke kanë bërë me dije se Erdogan do të takohet nesër me organizatorët e protestave anti-qeveritare, për të dëgjuar mendimet e tyre.

Në fillim, protestat nisën në fillim si një demonstrim paqësor kundër planit për rizhvillimin e parkut Gejzi në Stamboll duke u shndërruar më pas në revolta mbarëpopullore kundër qeverisë së drejtuar nga Erdogan. Ndërkohë edhe ekonomia e vendit është e prekur nga protestat, ku lira turke është zhvlerësuar ndjeshëm.

Redaksia Online
(l.c/b.y/shqiptarja.com)