“Puçi” në Turqi, Nishani: Mbështes
Erdoganin,qeverinë,rendin kushtetues

“Puçi” në Turqi, Nishani: Mbështes<br />Erdoganin,qeverinë,rendin kushtetues
Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka reaguar pas grushtit të shtetit në Turqi, ku ka dhënë mbështetjen e tij për Presidentin Erdogan, qeverinë turke dhe rendin kushtetues.

Ai ka dënuar aktin e rrëzimit me dhunë të një qeverie në mënyrë demokratike, ndërkohë që uron për kthim sa më të shpejtë të qetësisë tek qytetarët dhe në rrugët e Turqisë.

Ja njoftimi për shtyp i Presidencës
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bujar Nishani, ka ndjekur me shumë vëmendje dhe shqetësim të madh zhvillimet e orëve të fundit në Turqi, ku rendi kushtetues u prek rëndë nga akte për rrëzimin me dhunë të një Qeverie të zgjedhur demokratikisht.
Presidenti Nishani i dënon me forcë këto akte dhe tentativa për marrjen e pushtetit përmes dhunës dhe shpreh mbështetjen e plotë për Presidentin Erdogan, Qeverinë dhe rendin kushtetues në Turqi.
Presidenti Nishani uron kthim sa më të shpejtë të rendit publik dhe qetësisë në rrugët dhe qytetet e Turqisë dhe populli mik turk t’i kthehet jetës normale.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)

Skënder Minxhozi: Salianji i shpëtoi faqen PD (dhe vetes)