“Puthje franceze” mes Erionit dhe Klaudjas

“Puthje franceze” mes Erionit dhe Klaudjas
Ka mjaftuar një surprizë që ‘Vëllai i madh”, i ka bërë Erionit, që ky i fundit të puthej për herë të parë në buzë me Klaujdan. Banorët ishin të mbledhur në dhomën e ndenjes dhe ndërsa bisedonin për gjera të ndryshme hedhin sytë nga telefoni i provës nga e cila presin surpriza nga “Vëllai i Madh”. Erioni ndodhej shumë pranë telefonit në momentin që ra zilja. Ai me shpejtësi ngre telefonin dhe përgjigjet, por nuk dëgjon asnjë zë. Pak sekonda më vonë në shtëpi Vëllai i Madh u komunikon banorëve “që kishin fituar një surprise, e cila ishte vetëm për Erionin”.
Banorët ndërsa presin komunikimin e surprizës komentojnë momentin e rënies së telefonit dhe hamendësojnë se çfarë mund të fitojë Erioni.
Pas disa minutash Erioni shkon në dhomën e rrëfimit për të marrë zarfin dhe pasi rikthehet fillon që t’ua lexojë të gjithëve. Vëllai i Madh ka vënë si provë që Erioni të kalojë 5 puthje të ndryshme me një nga banorët, për të filluar 6 cigare.
Ai zgjedh Klaudjën dhe të dy duhet të kalojnë një baby kis (puthje e shpejtë) e më pas me puthje flutur (me qepalla), puthje eksimeze (me hundë), puthje tradicionale (me buzët e mbyllura) dhe e fundit french kiss (puthje franceze). Pjesën e parë të provës Erioni dhe Klaudja e kalojnë me lehtësi, ndërsa në momentin që duhet të bëjnë një puthje franceze të dy ngurojnë. Klaudja i kërkon Erionit pak kohë, ndërsa Erioni i thotë se parashikon që banorët t’i thonë se përse ai zgjodhi Klaudjën.
Në momentin që Klaudja nuk e ka mendjen, Erioni i afrohet dhe e puth dhe kështu të dy përfundojnë provën për të fituar vetëm gjashtë cigare dhe banorët duartrokasin.
Gjatë kohës që realizojnë provën, pjesa tjetër e banorëve ngacmojnë Klaudjën dhe Erionin pasi është supozuar gjithmonë se midis tyre ka një ndjenjë, por ata të dy e kanë mohuar.
Pas realizimit të kësaj prove, Erioni fitoi 6 cigare të cilat i ndau me Klaudjën. Të dy dolën në oborr për të tymosur cigaret që u kishin munguar aq shumë.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma