“Rakia dhe qepa”, Shehi, Ramës:
Unë kam pirë verë jo drogë

“Rakia dhe qepa”, Shehi, Ramës:<br />Unë kam pirë verë jo drogë<br>
Batutat e Kryeministrit Edi i Rama, ndaj kryetarit të LZH-së për alkolin, ka nxitur Dashamir Shehin të dali në podiumin e parlamentit e të kundërshtoj. Shehi e ka quajtur të turpshme që Edi Rama të dali në podiumin e parlamentit e të flas për “qepët dhe rakinë”, madje ka kërkuar që deputetët të reagojnë.

Dashamir Shehi gjatë fjalës së tij ka pranuar se përdor me raste pije alkolike por jo lëndë narkotike.

“Jo qepa, jo rakia. Unë kam pirë ndonjë gotë raki, madje lashë një gotë të mirë vere para se të vija në seancë por drogë ama nuk kam pirë kurrë. Ky është turp i madh dhe turp ju qoftë juve që nuk reagoni”, tha Shehi.

“Ne kemi një pyll të madh, e ky nuk është me kanabis por po e quaj pylli i problemeve, këtë duhet të diskutojmë sot në parlament, duhet të diskutojmë buxhetin dhe problemet e qytetarëve,”u shpreh Dashamir Shehi.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës