“Rama 2” dhe programi politik
miratohen me 78 vota, 51 kundë

“Rama 2” dhe programi politik<br />miratohen me 78 vota, 51 kundë
Pas një ditë dhe nate të gjatë seancë maratonë diskutimesh më në fund rreth orës 07:00 të mëngjesit të së mërkurës Kuvendi miratoi kabinetin e qeverisë 'Rama 2' dhe programin politik.
 
Programi dhe qeveria u votuan në paketë. Në votim morën pjesë 129 deputetë, programi dhe qeveria e re u miratuan nga Kuvendi me 78 vota pro dhe 51 kundër, ndërsa 7 nuk morën pjesë në votim, 4 nuk ishin të pranishëm.



PDIU dhe Doshi pro qeverisë “Rama 2”, nuk ka rrjedhje nga PD
Përpos 74 votave që ka grupi i PS, pro qeverisë dhe programit të “Rama 2” votuan edhe 3 deputetët e PDIU dhe Tom Doshi nga PSD, ndërsa këtë herë nuk ka pasur rrjedhje nga PD.
 
PD dhe LSI kundërshtuan programin politik të qeverisë “Rama 2” duke votuar kundër.

Këtë herë ndryshe nga votimi për Ruçin nuk ka pasur rrjedhje nga e djathta.

Sot betimi i qeverisë së re dhe mbledhja e parë
Pas votimit në Kuvend, qeveria e re pritet që të betohet sot në 17:00 në Presidencë për të vijuar më pas me mbledhjen e parë zyrtare të kabinetit të ri.
 
Në mbledhje e parë, Rama ka paralajmëruar se do të marrë dy vendime; Shpalljen e ‘Vitit të Skënderbeut’ dhe vendimi i dytë për dhënien fund të burokracisë në administratë.
 
Përsa i përket seancës së radhës, Ruçi njoftoi se në orën 18:00 të së mërkurës do të mblidhen kryetarët e grupeve për të përcaktuar datën e ardhshme të seancës.

Rama: Dora jonë e shtrirë, Basha frikë nga fantazmat e Patozit dhe Jozefinës
Kryeministri Rama në fjalimin e fundit para votimit në Kuvend, kërkoi edhe njëherë bashkëpunim me opozitën, por Basha, sipas tij më shumë kishte hallin të mundte fantazmat e Astrit Patozit dhe te Jozefinës.
 
Dora jonë do vazhdojë të shtrihet ndaj jush edhe nuk keni parë gjë akoma. Së dyti më vjen keq nga ana tjetër që unë nuk bërë dot asnjë dallim mes fjalëve tuaja sot dhe atyre që thatë po këtu katër vjet më parë.
 
Nuk çuditëm as për këtë, mirë nuk më vjen që nuk e sfiduat për asnjë çast qeverinë e re në artikulimin qoftë edhe vetëm të një gjëje të re, mirëpo as edhe një gjë, as edhe një fjali të re, qoftë edhe një tingull të padëgjuar në këngën të katër viteve më parë, me durim dhe këmbëngulje në veshët tuaj, me shpresë se ju do zgjoheni dhe do reagoni, duke na sfiduar me ide që hapin debat, jo me gërrhitje me sy hapur që thyejnë heshtjen, duke mos refuzuar dorën e shtrirë të bashkëpunimit tonë për çështje që nuk janë të majta, nuk janë të djathta, janë çështje shqiptare.
 
Duket sikur kultura e mohimit të realitetit është bërë një sëmundje politikisht e transmetueshme. Edhe kryetari Basha ishte në fjalën e vet të parën në këtë sallë një kopje e tronditur e udhëheqësit të Republikës së re.
 
M’u duk sikur më shumë e kishte hallin të mundte këtu fantazmat e Astrit Patozit dhe te Jozefinës që e akuzojnë e kërcënojnë nga ata penxheret e Mark Zucerbergut”
deklaroi Rama. 


Basha-Ramës: Marrëveshja me ty nuk funksionon
Basha deklaroi sërish në Kuvend se marrëveshja e 18 majit me Ramën nuk funksionon, pasi bëri aleancë me krimin.
 
Basha akuzoi sërish për deputetë të inkriminuar në Kuvend, ndërsa theksoi se lufta ndaj drogës është kusht nga BE për negociatat.
 
Ju ftoj të shkundeni nga frika. Tentativë për të frenuar zërin e opozitës. Jeni mësuar me parullat e propagandën  tuaj.
 
Edi Rama ke ardhur për programin këtu, jo të flasësh në emrin tim dhe të opozitës. Mungesë totale programi, zgjodhi sulmin dhe diversionet ndaj opozitës.
 
Në 2013 erdhe me krimin dhe kjo degjeneroi shtetin. Disa ikën nga dekriminalizimi, por ke të tjerë këtu që kanë gënjyer në formularin e dekriminalizimit.
 
Kriminalizimi dhe droga janë e reja. Droga është kusht shtesë për anëtarësimin për hapjen e negociatave.
 
Një dyzinë bashkishë socialiste drejtohen nga persona me rekorde kriminale. Marrëveshja ime me ty nuk funksionon. Jo aleancë me krimin, vetëm përballje. Sekondat numëroni mbrapsht tani në qeverisje
” deklaroi ai.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri

'Ura e dëmtuar e Rilindjes', Berisha del bllof sërish me postimin e Qytetarit Dixhital! Publikon pamje që nuk ndodhen fare në Shqipëri