“Rama anti-perëndimor”/Vasili:
Lu-Vlahutin keqinformojnë

“Rama anti-perëndimor”/Vasili:<br />Lu-Vlahutin keqinformojnë<br>
Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili, përmes një artikulli të shkruar në faqen e tij në Facebook, ka akuzuar ambasadorin e SHBA Donald LU dhe atë të BE-së Romana Vlahutin, se u dërgojnë raporte të përkthyera në mënyrë të shtrembëruar Uashingtonit dhe Brukselit, lidhur me situatën politike në Shqipëri.

Sipas Vasilit, kryeministri Edi Rama ka nisur një orientim anti-amerikan dhe anti-evropian prej disa kohësh, por për këtë sipas tij, dy ambasadat e rëndësishme në tiranë kanë heshtur dhe kanë raportuar në vendet e tyre një tjetër situatë.

 Statsui i Vasilit në Facebook

Orientimi strategjik i Shqipërisë drejt SHBA -BE i tronditur thelle,shqiptaret do ta refuzojne me cdo mjet

Per shkak te nje kryeministri peng interesash te erreta Shqiperia sot gjendet ne ç'orientimin me te rende dhe te qellimshem strategjik dhe kombetar si asnje here ne keto 27 vite pluralizem.

Orientimi strategjik madhor drejt SHBA eshte sot jo vetem i dyzuar por dhe i shantazhuar. Realitete ekstraamerikane te lyera me bojen e interesave ekonomike te zymta po ju vihen ne tavoline shqiptareve si zgjidhje me te "embla" dhe me te "kendshme" se sa sprova e demokracise se forte, parimore dhe te panegociueshme amerikane e cila e shendosh Shqiperine dhe e ben ate nje realitet te qendrueshem politiko social.

Logjika e parave mbi demokracine po dominon edhe mardheniet me BE duke e shantazhuar edhe raportin me te.

Cdo kerkese per vendosjen e shtetit ligjor nga SHBA dhe BE po shantazhohet nga kryeministri dhe ata qe e ndjekin pas me kercenimin shume te rrezikshem se "do shkojme andej nga na japin para' ",pavaresisht eres shpesh te qelbur te tyre, qe natyrshem nuk jane as dollare dhe as euro por para' te tjera gjithfaresh.

Votimi kunder amerikes ne OKB apo deklaratat e kryeministrit ne Bruksel se "nuk presim gjate BE dhe do shohim edhe alternativa te tjera" jane akte publike te nje banditizmi politik qe shkaterron orientimin e patjetersueshem strategjik drejt ShBA dhe BE dhe nje alibi per te perligjur veprime teper te erreta, qe po cojne drejt largimit nga ky orientim.

Apatite e "cuditshme" te SHBA dhe BE ne Tirane kane qene nje mundesi me shume qe ky destruktim strategjik i kryeministrit te beje udhe.

Shqiptaret jane shume te qarte ata kane vetem nje bosht strategjik, qe kalon nga SHBA dhe BE dhe tek vlerat fondamentale qe inspirohen ne Uashington e Bruksel dhe jo tek perkthimet e shtrembura lokale.

Ky kryeminister qe sot rastesisht qeveris vendin dhe qe qe e minon kete orientim strategjik do te refuzohet me force dhe me cdo cmim edhe nga Shqiptari me i fundit.

Ky refuzim mbarekombetar ndaj ketij komunizmi " te ri" izolues te parave te pista eshte sot nje mision i shenjte kombetar.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri