“Rama kërkon të largohet”, Berisha
shkruan në FB:Nuk i shpëton popullit

“Rama kërkon të largohet”, Berisha<br />shkruan në FB:Nuk i shpëton popullit
Ish Kryeministri i vendit, Sali Berisha ka folur një ditë përpara organizimit të protestës së nesërme, ku ka theksuar se Kryeministri, Edi Rama po tenton të largohet bashkë me disa bashkëpunëtorë të tij, nga vendi, por kjo nuk do ta shpëtojë atë nga zemërimi i gjithë popullit.
 
Në rrjetin social “Facebook” Berisha ka shkruar se qeveria po kërcënon qindra nëpunës për largim nga puna, nëse bëhen pjesë e protestës që pritet të nisë në orën 11.00.
 
Ai ka shtuar se qeveria është shndërruar në organizatë kriminale.
 
Ja çfarë shkruan Berisha në Fb
 
“Revolucioni demokratik po marshon drejt Tiranës!

Dhe pak orë na ndajnë nga ora e shumëpritur. Banditëve në pushtet po i’u dridhet shpirti i tyre i zi dhe leqet e këmbëve!

Rama thuhet se po i’a mbath me disa prej mëkatarëve kryesorë dhe me të vetët.

Qeveria e shndërruar në organizatë kriminale organizon antispot dhe antimiting njëlloj si Ramiz Alia në vitin 1990.

Hajdutët e shtetit kanë shpërndarë me mijëra emaile dhe kanë bërë qindra telefonata bizneseve, punonjësve të administratës, nxënësve, studentëve, me kërcënime për gjoba, pushime nga puna etj etj 

Asgjë nuk shpëton regjimin e bandave nga zemërimi mbarë popullor.

Neser ne ora 11:00 Tirana në revoltën më të madhe në tërë historinë e saj! Sb” shkruan Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë