“Ramafobia”, makineria
mediatike kundër njeriutSi e sulmuan Alush Shima dhe Bezhani
Libri “Ramafobia” i Pëllumb Meçanit shtjellon me argumente dhe fakte arkivore, sesi fobizmi kapërceu të gjithë kufijtë njerëzor me sulmet kundër liderit aktual të PS-së, Edi Ramës dhe u kthye në “një krim ndaj dinjitetit njerëzor”.
TIRANE - “Berisha i fuqishëm i viteve ’90, në vitin 2000 e konsideronte veten të rrethuar nga makthe, të cilat nuk arrinte dot t’i kontrollonte. Megjithëse ishte Berisha ai që kontribuoi i pari në krijimin e Ramafobisë, ajo ishte një dukuri që shkoi përtej një lideri partiak të vetëm. Siç do të shikojmë gjatë rrugës së përshkrimit të këtij fenomeni, ishin të shumtë ata PD-uca të vegjël, që kishin lëshuar veten të kapur nga retorika e frikës, fobisë”. Kështu shkruan Pëllumb Meçani në librin e tij analitik “Ramafobia” ndërsa shtjellon me argumente dhe fakte arkivore sesi kjo dukuri i kapërceu të gjithë kufijtë njerëzor me sulmet kundër liderit aktual të PS-së, Edi Ramës.
Autori i këtij libri duke e mbështetur materialin studimor mbi dukurinë e fobisë ndaj tjetrit, që në shoqërinë e sotme konsiderohet si një dukuri anakronike pas çdo hapi të analizës së tij, me referenca të sakta nga artikujt e gazetave nxjerr në dritë përpjekjeve të jashtëzakonshme të liderit të PD-së dhe kryeministrit të Sali Berisha për të denigruar Edi Ramën me çdo mjet deri në shpërdorimin e detyrës dhe të pushtetit superior.
Pëllumb Meçani me këtë libër ka arritur në konkluzionin se “themelet e Ramafobisë u ndërtuan mbi një linjë dizinformimi, shpifjeje dhe mashtrimi bashkë, thjesht për të asgjësuar politikisht një njeri. Autori i Ramafobisë ka marrë përsipër misionin të zbardh këtë të vërtetë historike, ku shprehet me këmbëngulje se “Ne që e kemi ndjekur dhe që e kemi parë me sytë tanë që pyesim vazhdimisht nëse kjo qe një rrjedhojë normale e evolucionit politik të shqiptarëve, nuk do të pushojmë së treguari atë.
MISIONI I FOBISTËVE NË PARTINË DEMOKRATIKE Pëllumb Meçani evidenton titujt e disa gazetave, faksimilet e te cilave qëndrojnë si dëshmi në territorin analitik të këtij libri; “Do të vazhdonin të nxirrnin në gazetën Rilindja Demokratike tituj të tillë si: “Edi Rama ky falsifikator”; “Taksapaguesve iu zhvatën 996 milionë për fushatën e Ramës”; “Dëshpërimi i socialistëve me Edi Ramën”; “Edi Rama, paradë Nudo në ballkonin e shtëpisë”, etj. Ja si i argumenton P. Meçani Këto fakte: “Kështu gjithë misioni i fobistëve të PD-së ishte që nëpëmjet shtypit nëpër foltoret e podiumeve, në debatet televizive t’u shpallte shqiptarëve se “Edi Rama nuk duhet të ishte kryebashkiak i Tiranës”.
Pas këtyre sulmeve që rendit Meçani sjell faktin sesi servilosësit u sfiduan duke mbetur si “simbol i dështimit” më 2 tetor 2000, me fitoren e rëndësishme të Edi Ramës si kryetar i bashkisë së Tiranës. Autori i librit e ka konsideruar Edi Ramën si një katalizator në një mjedis politik anadollak e konservator ku nuk nuk përjashton nga ky mjedis as Sali Berishën, as Fatos Nanon. Ndërsa libri sjell argumente të njëpasnjëshme të triumfit të një politikani modern dhe largpamës “në bazë të sukseseve. Sot kur ne shkruajmë ai është zotërues i një fuqie politike të madhe në Shqipëri” paraqet argumentin e tij Pëllumb Meçani.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)16.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
23.9%
-
Të gabuar
68.7%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 2805
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Prag feste, Rama ndan fotoalbumin e fëmijëve veshur kuqezi
27 Nëntor, 21:35
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Rusia: Gati për të bashkëpunuar me talebanët
27 Nëntor, 21:04
-
Agron Gjekmarkaj: Sami Repishti iku, la pas një monument
27 Nëntor, 20:40
-
Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur
27 Nëntor, 20:30
-
'Ajo duket e dehur', amerikanët të habitur nga gjendja e Kamala Harris në videomesazh: Mesa duket stafi i saj e urren (VIDEO)
27 Nëntor, 20:23
-
Trump nominon gjeneralin e pensionuar Kellogg si të dërguar për Ukrainën dhe Rusinë
27 Nëntor, 20:11
-
112-vjetori i Pavarësisë, Tirana vishet e kuqezi! Nesër në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' parada e shqiptarëve nga të gjitha trevat (FOTO + VIDEO)
27 Nëntor, 20:09
-
Policia procedoi 17 deputetë për protestën, Korreshi: Lani sqetullat se na helmuat, e nuk hamë dot përshesh
27 Nëntor, 20:05
-
‘Je plagosur me çadër’, gazetari Mahmutaj tregon në Report Tv shantazhet për 21 janarin: U thash stop manipulimeve, ja si veprova
27 Nëntor, 20:00
-
Dita e Pavarësisë, Presidenti Begaj mirëpret fëmijët shqiptaro- amerikanë: Ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat
27 Nëntor, 19:39