Kryetari i partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e madhërueshëm të Ramazanit.
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se shpreson që Zoti të pranojë lutjet tona për një Shqipëri më të drejtë e më të begatë.

Ja urimi i tij i shkruar në Facebook.
Te dashur besimtare myslimane, ne nisje te muajit te shenjte te Ramazanit, ju uroj nga zemra agjerim te lehte e te pranuar.
Uroj që sakrifica dhe lutjet tuaja ne kete muaj te shenjtë të shërbejnë për rritjen dhe forcimin e solidaritetit e të vëllazërisë mes të gjithë shqiptarëve pa dallim. Zoti pranofte lutjet tona per nje Shqiperi me te drejte e te begate dhe per nje jete me te mire per cdo shqiptar

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)