TIRANE- Pas ngjarjeve të fundit të ndodhura në vend, ku në një hark kohor prej 2 ditësh u vranë nga bashkëshortët e tyre 3 gra, organizata joqeveritare “Reago” ka protestuar me sloganin “Stop dhunës ndaj gruas” për të sensibilizuar opinionin publik.

Kryetari i Organizatës, Leonard Dedaj u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të ndërgjegjësohen dhe t’i japin fund fenomenit të dhunës ndaj grave shqiptare.

Shoqëria shqiptare është tronditur nga krimet e fundit brenda familjes, kun ë shumicën e rasteve viktima kanë qenë gratë.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)