“Riviera”, tre tregtarë droge
përfundojnë në prangat e policisë

“Riviera”, tre tregtarë droge<br />përfundojnë në prangat e policisë
VLORË - Një operacion i policisë së Vlorës i koduar “Riviera” ka bërë të mundur vënien në pranga të tre personave.Sipas policisë të ndaluarit janë 25 vjeçari Klodjan Beqiraj, i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje, 39 vjeçari Altin Canaj dhe 28 vjeçari Besnik Çipi, që trë tre me banim në Vlorë.
Mësohet se arrestimi i tyre u bë në lagjen “Pavarësia” pasi nga informacionet e marra në rrugë operative dyshohej se posedonin materiale të kundërligjshme.
Sakaq nga ana e policisë rezultoi se nga kontrolli personal dhe më pas në banesën e Klodian Beqiraj dhe Altin Canaj u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej prej 5 gram lëndë narkotike e dyshuar heroinë, e ndarë në 2 pjesë, 81.4 gram lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa”, një sasi prej 2.2 gram pluhur i bardhë i ngjashëm me metadonin si dhe një sasi prej 8 mijë lekësh.
Sipas bluve të qytetit bregdetar konfirmohet se nga hetimet e kryera ka rezultuar se i përfshirë në aktivitet kriminal ka qenë edhe shtetasi Besnik Çipi të cilit i janë gjetur 10.7 gram pluhur i bardhë i ngjashëm me metadonin.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie