“Rreze Dielli-Jug”/Adrenalinë në
Llogara, hedhja me parashutë

“Rreze Dielli-Jug”/Adrenalinë në<br />Llogara, hedhja me parashutë
 E nisim ditën me peisazhin e mrekullueshëm në majën e Llogarasë, atje ku frymëmarrja fillon dhe qetësohet e ku mushkritë tona mbushen plot me ajrin e pastër të pishave.

E çfarë mund të kërkosh më shumë se atë që të ofron natyra, bukuri që bashkohet me shëndetin e shpirtit e të mendjes. E kur kjo kënaqësi bëhet njësh me njerëzit si një sikronizim për të përçuar të njëjtin emocion.

Nëse doni të shmangni kthesat e Llogarasë për të shkuar në bregdet, ka një mënyrë argëtuese për të bërë këtë. Hedhja me parashutë. Shumë të rinj kanë zgjedhur ta provojnë këtë eksperiencë duke shijuar pamjet mahnitëse të Llogarasë dhe Rivierës Shqiptare.

Emisioni "Rreze Dielli-Jug" ne Report Tv percjell kete emocion.
hidhen me parashute
(Rreze Dielli ne Drimadhe, stacioni i fundit pas hedhjes me parashute)

Edhe te huajt, të organizuar në grupe ose jo kanë preferuar të shtojnë si atraksion turistik vendin tonë për të përçuar edhe tek miqtë e tyre në vende të ndryshme mrekullinë e natyrës shqiptare.

Ramonën e takuam në ballkonin e Llogarasë. Ajo vinte nga Zvicra duke sjellë një grup prej 20 personash nga vendi i saj për të vizituar Shqipërinë. Gjatë turit të këtij grupi turistësh të huaj, pasioni më i madh ishte hedhja me parashutë.

Pothuajse të gjithë ata që i drejtohen fshatrave të Himarës deri në Sarandë, të paktën herën e parë që kalojnë ndalojnë në ballkonin e Llogarasë. Të shumta janë shkrepjet e aparatëve apo smartfonëve për të nxjerrë një foto në këtë peisazh ku mund ta studiosh në hapësirat e tua detin.

Pranë këtij ballkoni qëndronte një zyrë informacioni që ishte enkas për turistët qoftë shqiptarë apo të huaj. Brenda zyrës së improvizuar qëndronte Anxhela, një vajzë e re e cila ndonëse në profesion ishte infermiere në këtë sezon veror jepte informacion për çdo shërbim që ofronte bregdeti.
hedhja me parashute
Zbresim në plazhin e Drimadhës, ku parashutat kanë pikën e qëndresës së tyre. Për të përjetuar nga poshtë emocionin e një parashutisti që zbret nga deti, e ku në mendjen tënde luajnë disa mendime se si do arrijë të zbresë në pikën që ka vendosur syri i sportistit që në kohën kur qëndron lart.

Emocionin e veçante te Anises, e cila zbriti nga maja e Llogarasë në Drimadhë, e morëm në cast për të transmetuar dridhjet e përjetimit të saj.

Por, nuk ndalëm me kaq. Për ju sollëm më tepër. Këto janë pamjet e përjetimit që operatori ynë xhiroi në ajër gjatë kohës së hedhjes nga maja e Llogarasë.

Lëmë pas sportin e adrenalinës për të qëndruar në emocione të tjera që do të sjellin surprizat që ndodhin në bregdetin e Jonit.
hidhen me parashute
(Operatori i Rreze Dielli hidhet me parashute)

(d.b/Shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur nga aksidentet