“Rreze Dielli” nis ndryshe
sezonin e ri në “A1 Report” FOTO

“Rreze Dielli” nis ndryshe<br />sezonin e ri në “A1 Report” FOTO
Mëngjeset do të nisin ndryshe në ekranin e A1 Report me emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli”. Ditën e sotme “Rreze Dielli” nisi sezonin e ri 2014 2015 me një skemë të re si në përmbajtje ashtu edhe në skenografi.

rreze dielli

Orari i transmetimit të drejtëpërdrejtë i emisionit do të jetë çdo ditë nga ora 7 e 30 deri në orën 11:00. Përmbajtja e tij do të ketë jo vetëm informacione nga kultura dhe për kujdesin ndaj vetes, por do t`i shtohen dhe ngjarjet e aktualitetit nga gazetarët e redaksisë së A1 Report duke përcjell çdo mëngjes ngjarjet aktuale dhe më të rëndësishme.

rreze dielli

Prezantuesja e emisionit do të jetë si gjithmonë Eneida Xhelili, e cila u shpreh se kjo skemë e re do ta bëjë emisionin më dinamik. Një aset i rëndësishëm për të është dhe skenografia ku ajo u shpreh e lumtur që do ndajë me teleshikuesit çdo mëngjes informacione, kulturë dhe këshilla praktike nga të ftuar.

rreze dielli

E, në këtë emision përveç larmishmërisë së rubrikave si mjeku për ju, a e dini se çfarë konsumoni, mes luleve, benessere, pink report, art e spektakël, aktualitet e ditës etj nuk do të mungoi dhe rubrika më e dashur për amvisat “Të gatuajmë me zonja Teftën”.

rreze dielli

Në këtë rubrikë zonja Tefta ka rezervuar receta të veçanta dhe praktike. Çdo mëngjes do të jeni drejtëpërdrejtë më Eneida Xhelilin e cila pasi merr linjën nga gazetari Artur Nura në 7 e 30 nis rubrikat e larmishme informative, edukuese dhe argëtuese me të ftuarit e ditës të cilët do të ndajnë bashkë me ju gjithçka ka ndodhur dhe do të ndodh si dhe kujdesin ndaj veten.

rreze dielli

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë

Kina dhe Rusia kryejnë patrullim të përbashkët ajror mbi Detin e Japonisë