“Rrno për me tregue” i At
Zef Pllumbit del në tri vëllime

“Rrno për me tregue” i At<br />Zef Pllumbit del në tri vëllime
TIRANE- Françeskanët shqiptarë e kanë botuar librin “Rrno për me tregue” të At Zef Pëllumbit në tri vëllime. Me synimin që ta lexojnë të rinjtë ata e kanë rivendosur veprën e klerikut që vuajti burgjet e diktaturës komuniste në serinë e botimeve të shkollës françeskane.

“Me rastin e polemikës rreth dekorimit të disa ish-funksionarëve të regjimit komunist, të paktën hidhini një sy ribotimit në tri vëllime të veprës së patër Zefit “Rrno për me tregue”. Tri vëllimet janë rimarrje e atyre të botimit të parë dhe është një pasuri në bibliotekat personale apo komunitare të gjithkujt. Vëllimet një e nga një janë dhe më lehtë të përdorshëm edhe për leximin personal. Botimi i ri nga françeskanët shqiptarë më në fund rivendos Patër Zefin në serinë e  botimeve që i takojnë kësaj shkolle.

” Ky është njoftimi zyrtar i Kishës Katolike, ku ndër të j.era njoftohet se: “ribotimi është me vlerë jo vetëm për formatin, por edhe për faktin se është një libër i cili duhet të qarkullojë nëpër duart e të rinjve të famullive tona dhe të rinjve në përgjithësi. Aty është një pjesë e historisë së Kishës katolike në Shqipëri gjatë periudhës 1944-1990 e treguar me shumë stil, nganjëherë me shumë humor e nganjëherë me pathosin e duhur që e karakterizonte vetë Patër Zefin”.

Sipas franceskanëve shqiptarë me këtë libër synohet që të rinjtë mund të mësojnë shumë mirë kalvarin nëpër të cilin kaloi pothuajse krejt kleri shqiptar nën regjimin komunist, por jo vetëm kleri. “Edhe populli i thjeshtë ka vuajtur shumë nën atë regjim diktatorial dhe tekstet e Patër Zefit e tregojnë me besnikëri dhe kthjelltësi. Dalja në tri vëllime pasqyron botimin e parë të veprës, atë që doli kur Patër Zefi ishte ende gjallë.”, deklarojnë fanceskanët shqiptarë me rastin e këtij botimi. 


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 11 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)   

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Orges Shehi kërkon që Partizani mos e ndalë ritmin nga mungesat: Kundër Kukësit na duhet mentalitet kampioni

Orges Shehi kërkon që Partizani mos e ndalë ritmin nga mungesat: Kundër Kukësit na duhet mentalitet kampioni