“Rruga e Vdekjes” në 1 kilometër 13
lapidare, shkak barrierat mbrojtëse

“Rruga e Vdekjes” në 1 kilometër 13<br />lapidare, shkak barrierat mbrojtëse
Është vetëm një kilometër rrugë, por në këtë gjatësi kanë ndodhur me qindra aksidente dhe ende askush nuk merr masa. 

Bëhet fjalë për vendin e quajtur kthesat e Visokës aksin rrugor Fier-Ballsh. E ndërsa kalon aty, bie në sy që në një gjatësi të shkurtër janë 13 lapidare, por numri i viktimave si pasojë e aksidenteve në këtë pjesë rruge është disa herë më i madh.
 
Shkak për këto aksidente është bërë amortizimi i rrugës dhe mungesa e barrierave anësore. Një prej dhjetra, viktimave të këtij aksi është edhe efektivi i policisë Shkëlqim Haruni, nga fshati Panahor i Ballshit.
 
Efektivi i policisë humbi jetën teksa ishte duke u kthyer nga shërbimi në burgun e Rrogozhinës. Shkëlqim Haruni humbi jetën ndërsa dy personat e tjerë që udhëtonin me të mbetën të plagosur rëndë.
 
Aksidentimi për vdekje i efektivit Haruni la pasoja të rënda edhe për familjen. Veç humbjes së kryefamiljarit, tashmë kjo familje është e detyruar të jetojë mes varfërisë. Bashkëshortja e ish-efektivit shprehet se pas vdekjes së bashkëshortit, shteti nuk i ka ofruar asnjë ndihmë. 

U kthye nga puna, pësoi aksident, humbi jetën. Shteti nuk është interesuar fare për ne. Kemi kërkuar që të na ndihmojnë apo të na lidhet një pension, por askush nuk na ka ndihmuar’ thotë gruaja e ish-efektivit.

Qarkullimi në aksin Fier-Ballsh në muajt e fundit ka qenë i ulët edhe për shkak të ndërtimit të aksit Levan-Tepelenë, por sërish ky aks i vjetër përdoret çdo ditë nga banorët e Ballshit dhe të Fierit.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska

Zjarret në aeroplanët e transportit të mallrave, dyshohet se u organizuan nga Moska