“Rugova”, Basha e heq nga njësia 7
 e vendos në qendë

 “Rugova”, Basha e heq nga njësia 7<br /> e vendos në qendë
TIRANE - Rruga tjetër që mban emri n “ Ibrahim Rugova” që prej vitit 2008 ndodhet në njësinë bashkiake numër 7. Ajo është e rikonstruktuar, madje ka edhe pllaktëzën përkatëse. Ndodhet afër ish-parkut te njësia nr.7 dhe është vazhdim i rrugës “Babë Rexha”. Por menjëherë pas zhurmës sëkrijuar për shkak të ekzistencëssë dy rrugëve me të njëjtin emër në bashkinë e Tiranës, ky institucion ka dërguarskuadrat e punëtorëve për të hequr emërtimin e rrugës së Ramës. Megjithëse gjatë gjithë ditës së djeshme pllakata ka qenë në rrugë, gjatë pasdites emri është hequr nga vendi i tij. Siç duket qartë edhe nga fotoja që shoqëron këtë shkrim, ashtu si gjithmonë, gjërat janë bërë në nxitim e sipër. Si pasojë, punëtorët e bashkisë së Tiranës, nuk janë munduar fare që ta heqin pllakatëzën emërtuese të vendosur në 2008-ën me kujdes, por kanë përdorur forcën, e cila ka lënë shenja edhe në vendin ku ka qenë vendosur kjo pllakatë. Ndërkohë që nëse gjërat do të ishin bërë sipas rendit të caktuar, duhet që më parë të ishte njoftuar kryetari i njësisë bashkiake për heqjen e emrit që në kohën kur është marrë vendimi i këshillit bashkiak dhe më pas të ishte njoftuar edhe për emërtimin e ri të kësaj, rruge. Por asgjë nga këto nuk ka ndodhur. Por, emërtimi i kësaj rruge ka ngjallur edhe një debat tjetër me veteranët. Pasi më parë, rruga që tashmë do të mbajë emrin e ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, emërtohej rruga "Dëshmorët e 4 shkurtit", gjë që ka ka shkaktuar pakënaqësi te ata që luftuan për çlirimin e vendit.

EMËRTIMI
Në mbledhjen e këshillit bashkiak të zhvilluar me date 28 dhjetor 2011, këshilltarëve të Tiranës u është dërguar edhe një projektvendim për dhënien e emrit "Ibrahim Rugova", rrugës "Dëshmorëte 4 shkurtit". Në pikën 2 të këtij projektvendimi parashikohej që emërtimi i kësaj rruge në njësinë nr.7 revokohet. Më tej në pikën tre të këtij vendimi thuhet se "ngarkohet drejtoria e përgjithshme e politikave të zhvillimit dhe promovimit të qytetit, si dhe drejtoria e planifikimit të territorit, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes". Ky projektvendim, në fakt është miratuar vetëm me votat e këshilltarëve demokratë dhe pavarësisht detyrimit për të hyrë në fuqi, askush nuk është kujtuar ta zbatojë atë. Pra të njoftojë njësinë bashkiake që prekej nga vendimi i ri dhe të zëvendësojë pllakatin e kësaj rruge.

CEREMONIA
Një ditë më parë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një ceremoni, ku kanë marrë pjesë shumë personalitete nga Shqipëria dhe Kosova, për emërtimin e rrugës "Ibrahim Rugova". Vetë kryebashkiaku Lulzim Basha është shprehur se "emri i presidentit
Rugova i bën nder çdo qyteti shqiptar". Në këtë ceremony kanë qenë të pranishëm kryeministri Berisha, I ngarkuari me Punë i Kosovës në Tiranë, Gani Veselaj, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetar i komunës së Prishtinës Isa Mustafa, nënkryetar i LDK-së/ kryetar i komunës së Istogut, Haki Rugova, ministrat e Kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës, Aldo Bumçi dhe Memli Krasniqi, si dhe pjesëtarë të familjes Rugova, Mendim Rugova, Ukë Rugova dhe Teuta Rugova, si dhe shumë personalitete nga Tirana e Prishtina. Pas fjalëve përshëndetëse, kryeministri Berisha, kryebashkiaku i Tiranës Basha, kryetari i komunës së Prishtinës Mustafa, djali dhe vajza e ish-presidentit Rugova, Mendim dhe Teuta Rugova zbuluan, pllakën me emrin e presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë

Greqi/ Shkatërrohet banda e drogës, kapen 12.7 kg heroinë dhe 60 gr kokainë! 6 të arrestuar, mes tyre 2 shqiptarë