“Nuk mund të jem pjesëmarrës në Festivalin e Kinemasë në Shën Petërburg, pasi jam gay”, shprehet Miller. Aktori Wentworth Miller i është përgjigjur me shumë mirësjellje ftesës së bërë nga Festivali i Kinemasë në Shën Petërburg. Ylli i serive televizive tepër të suksesshme, si “Prison Break”, nuk do të shkojë në Rusi.
 
“Si homoseksual që jam, unë duhet të refuzoj ftesën”, tha aktori. Duke iu referuar padyshim ligjeve homofobe në Rusi. “Si një homoseksual, duhet të refuzoj, pasi jam shumë i preokupuar ndaj qendrimit që po mbahet ndaj homoseksualëve nga ana e qeverisë ruse”, tha ai.
 
Në muajin qershor të këtij viti, presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin e Shën Petërburgut, që e bën të paligjshme “propagandën homoseksuale”.
 
Ky ligj i miratuar në shkallë kombëtare, është hartuar nga ligjvënësi Vitaly Milonov dhe pas miratimit tij, kishte pasur gjithashtu një reagim edhe nga presidenti Obama, i cili ishte ndjerë shumë i fyer nga miratimi i këtij ligji.

Aktori Wentworth Miller në fund të deklaratës së tij u shprehur se, nëse situata dhe rrethanat e krijuar në Rusi rreth kësaj çështje do të ndryshojnë, vetëm atëherë ai do të ndihet i lirë për të bërë një zgjedhje tjetër.

Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)