“S’ka burrë që tradhëton gruan time” është komedia më e re që vjen në skenën e teatrit të Metropolit nga regjizori Milto Kutali. Në interpretimin e Guri Koços,Armela Demaj dhe Florian Agalliu do të paraqitet vepra e autorëve Samuel Bobrick dhe Ron Clark. Subjekti i kësaj komedie vë në qendër një grua të dashurin e saj dhe bashkëshortin e saj. Ndërkohë që gruaja planifikon të heqë qafe bashkëshortin në bashkepunim me të dashurin ky i fundit e tradhëton. Bashkëshorti, Pol duke mos besuar në aftësinë e tyre për t’a eliminuar përpiqet t’i ndihmojë, por në çastin që mëson se i dashuri dentist i së shoqes e tradhëton kërkon të hakmerret për të pasi sipas tij “ s’ka burrë që tradhëton gruan time”. Në momentin që ajo i braktis të dy, ata thurrin plan për eliminimin e saj dhe përgatisin trekembëshin për të. Komedia është me skenografi të Kastriot Rroshit si dhe do të vihet në skenë në datat 22,23 dhe 24 dhjetor në orën 19:00 në sallën Shekspir të Teatrit të Metropolit.