“Shënjtorja” Eleonorë, në
You Tube videot e konfliktit

“Shënjtorja” Eleonorë, në<br />You Tube videot e konfliktit

Eleonora Bregu, apo e vetëquajtuara shenjtore dhe vakëfi i saj, prej vitesh ishte përfshirë në një konflikt me familjen Vorpsi për sa i takon tokës ku ishte ndërtuar vakëfi i fekuentuar prej Eleonorës dhe disa pasuesve të saj. Para vetëvrasjes së Eleonorës më 15 nëntor, konflikti i pronësisë ka qenë disa herë në qendër të kronikave të mediave.
Në You Tube, vetë bashkëpunëtorët e Eleonorës kanë hedhur materiale video që dëshmojnë si problemet me forcat e rendit, ashtu dhe me familjen që pretendonte se ishte pronare e tokës.

SOT PROCESI NE GJYQ

Pikërisht në ditën e sotme, do të zhvillohej një seancë gjyqësore mes Eleonora Bregut dhe pronarëve të familjes Vorpsi.
Mbështetës të Eleonorës hedhin dyshime që udhëheqësja shpirtërore e tyre të jetë vetëvrarë. Ata janë shprehur për mediat se kërkojnë që të dalë e vërteta në shesh.
Eleonora Bregu është nëna e tre fëmijëve, ndërsa ne momentin e vetëvrasjes, siç u tha nga policia, me pistoletën TT, në Vakëf ka qenë vetëm roja e godinës.

DJE VETEVRASJA SIPAS POLICISE
 Ngjarja ka ndodhur dje në Komunën e Parisit, në Tiranë. Mësohet se Eleonora i ka dhënë fund jetës me armë zjarri, një pistoletë tip TT.

Policia ka bërë të ditur se në vendngjarje është gjetur një letër e lënë prej “shenjtores”, e cila ka bërë të mendohet menjëherë për vetëvrasjen. Letra i drejtohej zotit: “Më mirë të vrasë veten se të lë tokën e shenjtë,” shkruhej në të.

Besohet se shënimi ka të bëjë me konfliket që “shenjtorja” kishte mbi tokën ku kishte ndërtuar vendin e saj të shenjtë. E vetëquajtura Shenjtorja Eleonorë, prej vitesh kishte ngritur një qendër fetare besimi në zonën e Selitës në Tiranë ku ka pasur probleme të vazhdueshme me pronarët e tokës.

Dy familjet që kanë pronësinë mbi truallin ku ajo ngriti tempullin, vilën dhe një tyrbe ku nuk është varrosur askush, e kanë hedhur në gjyq. Pas një odiseje gjyqësore 9-vjecare dhë një mali me letra dhe argumente, familjet Vorpsi dhe Bogdani janë tashme thuajse në fund të aventures
që po u mban peng 14 mijë metra katrorë truall. Një vendim gjykate i jepte të drejtë me në fund Bogdaneve të merrnin 4000 metrat e tyre katrore dhe një dëmshpërblim për pjesën tjetër.

Eleonora Bregu, apo e vetëquajtura shenjtore dhe vakëfi i saj, prej vitesh ishte përfshirë në një konflikt me familjen Vorpsi për sa i takon tokës ku ishte ndërtuar vakëfi i frekuentuar prej Eleonorës dhe disa pasuesve të saj. Para vetëvrasjes së Eleonorës më 15 nëntor, konflikti i pronësisë ka qenë disa herë në qendër të kronikave të mediave

Në YouTube, vetë bashkëpunëtorët e Eleonorës kanë hedhur materiale video që dëshmojnë si problemet me forcat e rendit, ashtu dhe me familjen që pretendonte se ishte pronare e tokës.

Pak vite më parë ajo u bë protagonistë e një skandali tjetër kur njoftoi në polici se “disa persona të veshur me rroba polumbarësh kishin hyrë në dhomën e saj dhe kishin tentuar ta helmonin në gjumë”. Kallëzimi u hetua nga policia dhe rezultoi i rremë.

Misioni “Eleonore” me drejtuese Eleonora Bregun u denoncua kohë më parë në media nga një grup personash për abuzime me besimin e njerëzve dhe përfitime shumash financiare.

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit