BERLIN - Pas pesë javësh, Gjermania do të vendosë, nëse do të besojë sërish qeverinë e vendit Angela Merkel për të tretën herë. Edhe pse sondazhet e fundit e vendosin ende në krye, eksponenti më i ri i forcës më të madhe opozitare, Peer Steinbrueck i Partisë Socialdemokratike është tepër i vendosur për të sfiduar kancelaren.

Dhe me sa duket edhe në internet, tashmë thelbësore është për të vendosur fatin e një fushate zgjedhore. Pikërisht të hënën kancelarja kishte publikuar faqen e saj të re të internetit, ku fotot e saj në vite ilustronin biografinë e një gruaje militante "për liri " nga fëmijëria deri më tani.

Por, një harresë e pafalshme e stafit të saj ka bërë që në adresën e internetit të vendoset një vizë ndarëse mes emrit dhe mbiemrit të saj, e cila nuk duhej të ishte.

Pasi nëse klikohet mbi fotot e Merkel-it, del sigla e partisë kundërshtare Spd dhe linket e kësaj force, e cila ka deklaruar se nuk janë në interesin tonë shakara të tilla.
Kancelarja Angela Merkel kandidon për mandatin e tretë në zgjedhjet kombëtare, që do të zhvillohen më 22 shtator.

Redaksia Online
(l.ç./mag/shqiptarja.com)