“Shëndetësia jonë, siç do e doja”
Dr. Kalo promovon librin e fundit

“Shëndetësia jonë, siç do e doja”<br />Dr. Kalo promovon librin e fundit
Nën titullin “Shëndetësia jonë, siç do e doja”, mjeku i njohur shqiptar Isuf Kalo ka përmbyllur triologjinë e tij mbi sistemin shëndetësor. Botimi më i ri shkencor, i promovuar pasditen e së mërkurës, vjen pas dy botimeve të doktor Kalos “Mes ëndrrës europiane dhe realitetit shqiptar" si dhe " Mjekësia, Pacientët dhe Shoqëria" . Falë eksperiencës së tij 50 vjeçare , Kalo rreket të sjellë për lexuesit disa nga problematikat më shqetësuese të sistemit shëndetësor në Shqipëri.

“Libri përmban jo aq ngjarje sesa koncepte, vizione, sugjerime, kritika dhe debate për shëndetësinë, por edhe për jetën ekonominë, psikologjinë, etikën apo edhe personazhe. Sistemi shëndetësor është misterioz ose pak i njohur së brendshmi sepse tradicionalisht është i mbajtur sepse tradicionalisht është mbajtur qëllimisht mbyllur pa transparencë për qytetarët. Prandaj shëndetësia jonë është ose e glorifikuar ose e mallkuar me tepri dhe me subjektivitet.”-shprehet profesorKalo.

I emocionuar ai e cilëson librin e tij të fundit si një këngë për shëndetësinë. “Ky libër është kënga ime për shëndetësinë, mund të mos jetë i kënaqshëm për të gjithë ata që e dëgjojnë, por është detyrë për çdo mjek, intelektual apo qytetar”,-vijoi ai.

Jo të gjitha ato që shkruhen në këtë libër, do të pranohen dhe akoma më vështirë do të zbatohen. Më të vështira për t'u zbatuar janë ato që kanë të bëjnë me demokratizimin e sistemit të shëndetësisë në kuptimin e fuqizimit, pjesëmarrjes dhe kontributeve direkte të pacientëve dhe qytetarëve në proceset politik-bërëse dhe vendimmarrëse dhe po aq e vështirë duket heqja dorë nga drejtimi autoritar dhe centralist i sotëm”.

Reforma në shëndetësi, interesi i pacientit mbi çdo gjë, standartizimi i kujdesit shëndetësor dhe përmirësimi i cilësisë së shërbimit , janë disa nga problematikat e mbrehta që doktor Kalo trajton në këtë libër. Në promovimin e librit ishin të pranishëm personalitete të botës akademike, politike si dhe familjarë e dashamirës të doktor Kalos. Si mjek dhe mik i Profesor Kalos në ceremoni nuk ka munguar edhe kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës