“Sherr” PS-PD për Rigertën,
Spiropali:Budallallëku s'ka brirë
Basha: Inskenim teatral i Ramës

“Sherr” PS-PD për Rigertën,<br />Spiropali:Budallallëku s'ka brirë<br />Basha: Inskenim teatral i Ramës
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka dalë në mbrojtje të Rigerta Lokut, vajzës mirditore, që emocionoi dhe përloti sallën e Kuvendit, një ditë më parë. Spiropali iu është përgjigjur zërave të Partisë Demokratike, të cilët e trajtuan çështjen si politike, duke deklaruar se fjalimi i saj ishte përgatitur nga Rilindja. 

Në faqen e saj në “Facebook”, deputetja e PS shkruan se opozita po i bën biografinë Rigertës, teksa iu kujton kritikëve thënien popullore “budallallëku brirë nuk ka”.

“Opozita në sulm për t'i bërë biografinë Rigertës. Njëri thotë është e infiltruar nga Rilindja, tjetri shpërndan fletë-rrufe për demaskimin e origjinës komuniste etj. etj. Një thënie e urtë popullore thotë se budallallëku brirë nuk ka. Të presim a do rezultojnë me brirë dhitë e Rigertës pas ekspertizës së analistëve të pavarur pranë SHQUP”, shkruan Spiropali.

Një zë kundër ishte dhe vetë kryetari i PD, Lulzim Basha, i cili shkruante në "Facebook" se gjithçka ishte një inskenim teatral nga kryeministri Rama, dhe se Rigerta punon në një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, duke shtuar se politikishte orientuar majtas familjarisht.

Pa koment: "Zoti Kryetar Basha, mirëmbrëma! Ndonëse nuk aderoj në partinë tuaj madje kam votuar majtas cdo zgjedhje me përjashtim të këtyre të fundit ku nuk votuam familiarisht, dua t'ju informoj: Vajza, që "përloti" parlamentin punon për një kompani private dhe drejton një zyrë në Rrëshen, është nga Mamurrasi dhe jeton në Rubik, udhëton me makinën e saj personale çdo ditë nga Rubiku në Rrëshen, ferma e saj drejtohet nga familja, e angazhuar politikisht me LSI deri para pak kohësh, e afërt dhe e dirigjuar nga Kryetari i Bashkisë Ndreca, politikisht e orientuar majtas familjarisht dhe e gjitha duket inskenim teatral i Ramës", shkruante Basha.

basha
(Postimi i Lulzim Bashës në Facebook pas fjalimit emocionues të Rigertës)

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin