“Shpërthen” Manjani: Kush do e
“hajë” nga Vettingu, politikanët ...
 

“Shpërthen” Manjani: Kush do e<br />“hajë” nga Vettingu, politikanët ...<br /> 
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka “zbuluar” njerëzit e vetëm që nuk kërcënohen nga Vettingu në vend. Sipas Manjanit, ata janë politikanët, shkaktarët e gjithë të këqijave. Në faqen e tij në “Facebook”, ish-ministri shkruan i revoltuar se “pika i rëntë këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani”.

Duke theksuar se parellinjtë do ia hedhin si gjithmonë, Manjani shton se do e “hanë” vetëm zyrtarët që iu kanë shërbyer politikanëve. Më tej, ai ka paralajmëruar qytetarët që të mos presin nga ndërkombëtarët, pasi sipas tij, ata nuk vijnë, duke iu bërë thirrje kështu që të mbledhin mendjen dhe të shtrëngojnë politikanët që votojnë këtu.
 
 “Vetting për të tërë... —�—�— Vetëm për shkaktarët e të gjithë të këqijave, politikën, nuk ka vetting! Të gjithë të tjerët kërcënohen me vetting! Gjykatës, prokurorë, administratorë publikë dhe policë; të gjithë janë nën kërcënimin e vetting-ut! Ndërkohë punët e shtetit, që natyrshëm duhet ti kryenin “të kërcënuarit”, tashmë i kryejnë shkaktarët e të keqes: POLITIKANËT! Kulmi!
E thonë pastaj se “po bëjnë shtet”. Pika i rëntë edhe këtij shteti, që nuk lëviz po nuk urdhëroi politikani!
Ndërkohë njerëzit presin të flasë Ambasadori X. Presin të “zbarkojnë aleatët”.... Kulmi! Që në ‘45 ky avaz! Po aleatët hiç!
Nuk vijnë more jo! Mblidhni mendjen e shtrengoni politikanët që votoni këtu! Ata e kanë në dorë!
Nëse nuk i vettoni, të paktën mos i votoni! Bëni atë që keni në dorë!
Ndërkohë ata zyrtarë që i kanë shërbyer politikanëve, u bëftë mirë vettingu! Se vetëm ata do e “hanë”.
Parellinjtë do ja hedhin, si gjithmonë”,
shkruan Manjani.
 
Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com
 
 
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin