TIRANE- Ekspozita e piktorit Ibrahim Kodra “Shqipëria Fantastike” do të hapet sot në orën 19.00 në Galerinë Kombëtare të Arteve (GKA), në Tiranë. Ekspozita do të zgjatë nga 13 prilli e deri më 20 maj. Ekspozita hapet në bashkëpunim me Fondacionin Kodra, në Milano, që ka në pronësi disa prej tablove të piktorit, ndërkohë që shumë të tjera janë në pronësi të koleksionistëve shqiptarë.
Mes veprave do të jetë dhe tabloja “Shqipëria Fantastike”, të cilën Kodra e realizoi në vitin 1997 dhe që konsiderohet ndër veprat e tij më të mira. Cikli i Kodrës që prezantohet në GKA paraqet Shqipërinë e dikurshme, të sotme dhe atë ardhme. Ibrahim Kodra pas vdekjes ka lënë afro 6.000 vepra, të cilat janë të shpërndara nëpër muze privatë dhe tek koleksionistët.
Vetëm 2,000 nga to janë regjistruar dhe dokumentuar. Gjatë jetës Kodra ka hapur ekspozita personale apo kolektive në shumë shtete të botës, si për shembull, ekspozitën kolektive në Paradise, me Picasso’n, Dali’n, Matta’n, Ernest’in, Levi’n, Panseca’n, Braque’n, etj; ekspozitën kolektive në Stone Gallery, në Nevvcastle, me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares; por edhe ekspozita tjera në Itali, Gjermani, Francë, Amerikë, etj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com